Një rast i pazakontë ka ndodhur të shtunën në Malishevë - një pacienti i është larguar telefoni nga lukthi.

Siç njofton ordinanca 'OSG', përmes një postimi në platformën Facebook, pacienti në fjalë ishte me çrregullime depresive.


“Largimi i trupit të huaj nga stomaku ( telefon) Pacienti NN, me çrregullime depresive, duke u trajtuar për semundje të varshmërisë, sillet nga familjarët në ordinancën OSG në Malishevë. Me ç’rast dhe i largohet trupi i huaj nga lukthi, me endoskop fleksibil duke manovruar me aksesorët përkates, me asistim të dr. Taulant Kryeziut dhe infermieres Florida Shala".

"Procedura kryhet me sukses pa komplikime! Pacienti referohet për trajtim të mëtejmë tek psikiatri”, njofton ordinanca./Telegrafi/

419488123 1164505538299711 187532633300495572 n

419067352 1164505534966378 7998863135490904670 n

419071061 1164505544966377 683279342677742034 n