LAJMI I FUNDIT:

E pabesueshme, por e vërtetë: Luciano Moggi firmos me Partizanin

E pabesueshme, por e vërtetë: Luciano Moggi firmos me Partizanin

Luciano Moggi mund të jetë dënuar përjetësisht për të mos u marrë më me futbollin, pas “Calciopoli” në Itali, por këshillat e tij janë të vlefshme për shumë presidentë e drejtues klubesh në të gjithë Evropën.

Personazhi i shumëdiskutuar për mjaft vite në futbollin italian, me rol drejtuesi te Juventusi, ka mbërritur për një vizitë në Shqipëri, me një agjendë të mirëpërcaktuar. Ai është takuar sot me presidentin e Partizanit, Gaz Demi, me të cilin ka arritur edhe një marrëveshje bashkëpunimi.


Moggi do të jetë këshilltar i presidentit të të kuqve, ndërkohë që ai do të jetë i pranishëm me këtë rol të ri që në derbin e madh të kryeqytetit, i cili do të luhet nesër, në orën 19:00, në “Selman Stermasi”.

Këshillat e tij për kreun e klubit 15 herë kampion të Shqipërisë do të jenë të shumanshme, ndërkohë që nuk do të mungojnë edhe sugjerimet për lojtarë e trajnerë, që mund ta shpien Partizanin në një stad tjetër, me qasje europiane.

Ky “përforcim” mund të konsiderohet si tejet i goditur për të kuqtë, që këtë sezon po garojnë “dhëmbë për dhëmbë” me Kukësin e Skënderbeun për titullin kampion. /telesport/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alan Shearer emëron ekipin që mund ta ndalojë Real Madridin ta fitojë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Përballja me Benfican dhe një El Clasico në finale të Ligës së Kampionëve - Flick i thotë të gjitha para gazetarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori