Alen Halilovic ka shënuar një tjetër gol për Fortuna Sittard.

Pasi shënoi në fitoren ndaj Go Ahead Eagles në raundin e parë të kampionatit holandez, ai tani shënoi edhe kundër Almere City në raundin e dytë.


Në minutën e 24-të të ndeshjes, futbollisti kroat vrapoi drejt një topi të rikthyer dhe e futi në rrjetë për 1-0.

Dikur talenti më i madh në futbollin kroat, dhe tani një 28-vjeçar me përvojë, ai mund të rrisë më tej interesimin e klubeve të tjera për të në afatin kalimtar.

Dy ditë më parë, eksperti i famshëm i transferimeve Fabrizio Romano shkroi për Halilovic, i cili njoftoi se kroati mund të ndryshojë klub në ditët e fundit të merkatos.

Halilovic është në Sittard që nga sezoni i kaluar dhe ky është goli i tij i shtatë në paraqitjen e tij të 36-të në klubin holandez. /Telegrafi/

telegrafi sport app