E Majta në Maqedoni proteston për të drejtat e punëtorëve

Partia politike ''E Majta'' do të protestojë në afërsi të Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë për të mbështetur një punëtore e cila është larguar nga puna, edhe pse ka qenë në pushim mjekësor.
Kjo parti ka ofruar ndihmë juridike për punëtorët në rastet kur u shkelen të drejtat e tyre.
Në lidhje me rastin, E Majta deklaron se janë dëshmitarë të mungesës së vullnetit te institucionet përgjegjëse që të zgjidhin probleme të këtilla, prandaj do të ndërmarrin hapa më radikale për të kërkuar respektimin e ligjeve.
E Majta kërkon që të drejtat e punëtorëve të respektohen dhe se ligji ndalon largimin nga puna gjatë kohës së mungesës për shkak të sëmundjes, ose lëndimeve, shtatzanisë, lindjes, etj./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
11/01/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































