Me bukurinë që ka të gjithë i lë pa fjalë
Monica Bellucci gëzon famën e një prej grave më të bukura të botës. Me sensualitetin e vet dhe me bukurinë përrallore ka magjepsur të gjithë, gjë që i ka mundësuar që të depërtojë edhe në Hollywood.
Karrierën më parë e ka filluar si modele, pastaj i është kushtuar ujërave të aktrimit dhe ka arritur sukses marramendës, transmeton Telegrafi.
Nga martesa me aktorin francez Vincent Cassel i ka dy vajza, Deva dhe Leonie.
Vajza e madhe, Deva, është rritur në një bukuroshe të vërtetë dhe me dukjen e saj natyrale magjeps.
Siç duket, trashëgimtarja e aktores do t’ia kalojë së ëmës për nga bukuria.
Bukuroshja Deva tashmë me të madhe është futur në ujërat e modës dhe është fytyra mbrojtëse e brendit “Dolce & Gabbana”.
Por kur i shikoni fotografitë e saj, do ta keni të qartë përse të gjithë tashmë po flasin që do të jetë më e bukur se e ëma.
/Telegrafi/