LAJMI I FUNDIT:

E kryer, Joshua Zirkzee kalon te Manchester United

E kryer, Joshua Zirkzee kalon te Manchester United

Manchester United sot ka rënë dakord përfundimisht për përforcimin e parë në afatin e verës, pasi ka përfunduar transferimin e Joshua Zirkzee që arrin në “Old Trafford” nga Bologna.

Në fund, Milan dhe Man United luftuan për nënshkrimin e tij, por kuqezinjtë u tërhoqën nga negociatat pak ditë më parë.

United pritej të aktivizonte klauzolën e blerjes prej 40 milionë euro në kontratën e Zirkzee, por Fabrizio Romano njoftoi sot se Djajtë e Kuq ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje më të mirë dhe të paguanin më pak.


Zirkzee, i cili në Itali nga disa krahasohet me Zlatan Ibrahimovic, do të nënshkruajë kontratë me Man United deri në verën e vitit 2029.

Holandezi i cili është 193 centimetra i gjatë, u rrit në ekipet e të rinjve të Sparta Rotherham dhe ADO Den Haag dhe mbërriti në Bayern Munich si adoleshent.

Dy vjet më parë, Bayern e shiti te Bologna për vetëm 8.5 milionë euro.

Zirkzee ishte pjesë e skuadrës holandeze edhe në kampionatin aktual evropian, i cili përfundoi për Holandën mbrëmë, kur u eliminua nga Anglia në gjysmëfinale dhe sulmuesi 23-vjeçar ishte rezervë gjatë gjithë turneut./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori