Dy persona janë arrestuar pasi që dyshohet se duke kanosur viktimës i kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 03:01, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarit dhe tek të njëjtit kanë gjetur motoçikletën dhe mjetet tjera si dhe kanë gjetur paratë e grabitura.

“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi që dyshohet se duke kanosur viktimën mashkull kosovar i kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar. Lidhur me rastin njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarit dhe tek të njëjtit kanë gjetur motoçikletën dhe mjetet tjera të cilat dyshohet se janë përdorur për të kryer veprën, si dhe kanë gjetur paratë e grabitura”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/