Njëri nga lojtarët më të mirë aktualisht shqiptarë në Evropë, Shani Tarashaj edhe zyrtarisht do të luaj për Përfaqësuesen e Zvicrës.
Djaloshi i talentuar nga Prizreni, kishte qenë i gatshëm të luajë për Shqipërinë, mirëpo një deklaratë e De Biasit muaj më parë se Tarashaj ka refuzuar kombëtaren nuk i ka pëlqyer fare 20-vjeçarit.
Muaj më parë për ‘Blick’, De Biasi kishte deklaruar: “Unë kam folur me Tarashajn. Ai më tha se nuk do të mendojë për momentin mbi çështjen e kombëtares. Nëse dikush nuk e ka vullnetin e menjëhershëm, atëherë ai nuk përbën më interes për mua”, kishte thënë De Biasi duke ia mbyllur dyert e kombit një talenti të madh siç është Shania.
Por i menjëhershëm kishte qenë deklarata e futbollistit, i cili foli për Telegrafin duke demantuar De Biasin dhe duke i thënë se nuk mund të bëhet më shqiptar se ai.
“Në kohën kur më ka kontaktuar trajneri De Biasi, kam qenë shumë i angazhuar në klub pasi më është dhënë rasti për të luajtur titull dhe kam dashur të fokusohem vetëm në klub për ta mbajtur formën. Gjithashtu kanë qenë disa procedura të ushtrisë që jam duke e kryer dhe kamë qenë jashtëzakonisht i ngarkuar në ato kohë dhe nuk është e vërtetë që unë i kam kthyer përgjigje negative De Biasit. Unë nuk ia kam mbyllur derën Shqipërisë por as Shqipëria nuk ma ka mbyllur mua derën, kjo është vetëm dëshirë e trajnerit italian De Biasi. Ai nuk mund të bëhet më shqiptar e më patriot se unë pasi kam shumë anëtarë të familjes që kanë luftuar për këtë tokë dhe këtë vend dhe nuk mund të ma ndaloj askush fanellën e Shqipërisë apo Kosovës. Jam rritur me dashuri ndaj vendlindjes sime dhe atë dashuri nuk mund të ma shuaj një italian”, kishte deklaruar Tarashaj për Telegrafin muaj më parë duke iu përgjigjur De Biasit.
Por refuzimi i De Biasit bëri që Tarashaj ta pranojë ftesën e Zvicrës, dhe humbja e një talenti të madh siç është Shania është faji ekskluziv i trajnerit italian të Kombëtares i cili sot ka dhënë edhe një deklaratë tjetër për Tarashajn.
“Mua nuk më interesojnë lojtarët që nuk mendojnë për kombin e tyre, ndaj nuk kam si t’i llogaris këta lloj futbollistësh. Secili bën zgjedhjen e tij dhe ne jemi te detyruar ta pranojmë”, ka deklaruar De Biasi gjatë ditës së sotme.
Tani futbollisti do të jetë pjesë e Zvicrës, mirëpo tifozët shqiptarë duhet ta presin muajin maj për të parë zgjedhjen përfundimtare të Tarashajt, nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Zvicrës apo do t’i bashkohet Kosovës pas pranimit në FIFA dhe UEFA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit