Site icon Telegrafi

E goditi me top para ndeshjes – Ronaldo tregon zemrën e madhe, ia dhuron fanellën rojës që e rrëzoi me top para ndeshjes

Manchester United dhe Cristiano Ronaldo, ishin sot mysafir të Young Boys në Zvicër, ku pësuan humbje me rezultat 2-1.

Kjo ishte ndeshja hapëse e fazës së grupeve për Ligën e Kampionëve, ku portugezi e shënoi golin e parë në këtë edicion.

Para ndeshje CR7 kishte një moment të sikletshëm  pas një top i gjuajtur nga ai, goditi një roje femër në stadium duke e rrëzuar për tokë.

Portugezi shkoi dhe e shikoi nga afër gjendjen e saj.

Ai u kthye në lojë dhe shënoi golin e vetëm për anglezët në këtë takim.

https://www.youtube.com/watch?v=mkqBm0aAq7k&ab_channel=FootballHustlr

Pas ndeshje Ronaldo nuk e harroi ndërsa ia dhuroi fanellën e tij, gruas e cila ishte pas porte dhe u godit nga topi.

Ai arriti t’ia kthejë buzëqeshjen, pasi atij momenti të vështirë. /Telegrafi/

Exit mobile version