Konsumimi i mishit të pulës në vendin tonë është i lartë, ndërkaq Perutnina Ptuj gjithmonë ka pasur kryefjalën për cilësinë, sigurinë dhe shumë-llojshmërinë e produkteve që ka sjellë në tryezat e familjeve kosovare.
Teksa mishi i pulës mbetet një nga më të preferuarit, Perutnina Ptuj me krenari mban statusin si kompania që ofron produkte të mishit të pulës me siguri e cilësi të lartë në tregun e Kosovës.
Pula e Freskët
Linja Natur nga Perutnina Patuj është shndërruar në një sensacion, ku familjet kosovare sot preferojnë Mish të Freskët para çdo lloj mishi tjetër, pasi që Mishi i Freskët nga linja Natur e Perutnina Ptuj vjen me furnizim të rregullt tri herë në javë nga fermat sllovene ku pulat ushqehen vetëm në mënyrë natyrale.
Pula e Freskët është një nga produktet e linjës Natur nga Perutnina Ptuj që konsumohet në tryezat e familjeve kosovare që kanë prioritet krahas shijen, edhe prejardhjen e sigurtë të pulës që konsumojnë.
Perutnina Ptuj gjithmonë implementon teknologjinë më të fundit që rrit standardet e produkteve që konsumohen në tregun kosovar dhe mbarë evropian.
Kësaj radhe Perutnina Ptuj për pulën e freskët nga linja Natur sjell mbështjellësin e ri, që është avancim i paketimit të pulës së freskët.
Me anë të mbështjellësit të ri rritet qëndrueshmëria e pulës së freskët, të cilën mund ta konsumoni pa frikë, nga se ka afat të mjaftueshëm dhe siguri të jashtëzakonshme sa i përket cilësisë, pasi pulat e Perutnina Ptuj ushqehen vetëm në mënyra natyrale.
Me Mbështjellësin e ri, cilësia mbetet e njëjtë – por paketimi është më i sigurt, pula qëndron më e freskët dhe cilësia e foljes është e jashtëzakonshme, çka bën që ju të vazhdoni të konsumoni vetëm pulë të Freskët shumë të sigurt dhe cilësore nga Perutnina Ptuj.
Pulën e freskët nga Perutnina Ptuj me paketimin e ri e gjeni tashmë në rrjetet e marketeve në mbarë vendin dhe mund ta shijoni maksimumin e kënaqësisë që garantohet nga Perutnina Ptuj.
Linja Natur – një bekim për shëndetin
Deri tani kemi folur për pulën e freskët dhe paketimin e ri inovativ që ofron më shumë cilësi, siguri dhe freski për pulën si produkt të linjës Natur.
Por, linja Natur është e gjerë me produkte të llojllojshme si:
Mishi i Pulës,
Mishi i Gjeldetit dhe
Mishi i Pulës i Marinuar.