E definuar si përvojë e dakorduar ndërmjet studentit, institucionit arsimor dhe kompanisë, programet e punës praktike janë në rritje e sipër për shkak të rëndësisë së tyre në menaxhimin e karrierës dhe zhvillimit profesional.
Si një program i strukturuar dhe i cili duhet të jetë në vijë me ambiciet e studentëve – programet e internshipit janë eksperiencat të cilat duhet të zhvillojnë tutje karrierën akademike dhe t’i zhvillojnë studentët tutje profesionalisht.
Menaxherët e burimeve njerëzore po vlerësojnë programet e praktikës si një shansë të mrekullueshme për eksplorimin dhe menaxhimin e karrierës.
Kështu perspektiva e studentëve në vlerësimet e evidencuara nga Zyra e Karrierës së Riinvest, 100% të studentëve rekomandojnë punën praktike tek kolegët dhe studentët e gjeneratave të ardhshme ndërsa 64% e studentëve në Riinvest punësohen para diplomimit përderisa çdo student në Riinvest përfundon së paku një program të praktikës gjatë studimeve falë pozicionimit tanë të mirë në kuptim të krijimit të lidhjeve akademi-industri.
Vetëm në vitin akademik 2017/2018 Riinvesti ka nënshkruar mbi 30 marrëveshje me kompani të ndryshme dhe ka aranzhuar praktika me 80 kompani të tjera për dërgimin e studentëve në praktikë dhe duke shpallur 200 mundësi punësimi e praktika në baza mujore.
Puna praktike formëson karrierën ajo përbën përvojë në skenarë real të industrisë, paraqet rast të jashtëzakonshëm për rrjet-formim, krijimin e kontakteve me personalitetet relevante dhe ndikon në përmirësimin e shkathtësive komunikuese në ambiente profesionale. Praktika ka impakt në përpilimin i një rezymeje të mirëfilltë dhe ndërtimin i një profili të dëshirueshëm për punëdhënësit potencialë.
Pjesa më e madhe e punëdhënësve punësojnë kandidatët me përvojë dhe kompletimi i programeve të praktikës vlerësohet si element që ndikon pozitivisht gjatë përzgjedhjes së punonjësve për punësim. Gjatë punës praktike ju mësoni se si të menaxhoni kohën. Të qenit ekspert i menaxhimit të kohës është element kritik në çdo rrethanë dhe ky përbën një atribut të cilin e kërkojnë të gjitha profesionet.
Sidoqoftë, jo çdo përvojë e punës mund të rezultojë si përvojë e mirë megjithatë arsyeja pse duhet të provohet së paku një program i internshipit është që të vlerësoni nëse një vend i punës në një sektor specifik përputhet me pritjet tuaja dhe do të keni kohë që të ndryshoni drejtim sa i përket menaxhimit të karrierës suaj.
Kështu, ju do të njihni më mirë vetvetën, të avanconi shkathtësitë udhëheqëse dhe mbi të gjitha krijoni kontakte kruciale të cilat do të ju shërbejnë në të ardhmen si rekomandime për punësim në të ardhmën ose ngritje në pozitë.
Nga këndvështrimi i menaxherëve të burimeve njerëzore programet e praktikës rrisin shansat e punësimit afatgjatë dhe përmes tyre ju krijoni përvojë me rëndësi jetike duke kaluar kështu nga klasat e mësimit në botën e realitetit.
Punëdhënësit rekrutojnë sipas kritereve specifike por një atribut kritik dhe i ndjeshëm dhe që është paralelisht i rëndësishëm me njohuritë profesionale janë vlerat etike dhe morale që ata kërkojnë tek punonjësit – një koment pozitiv i tillë në të cilin vazhdimisht kemi hasur gjatë shfletimit të përshtypjeve të punëdhënësve tek të cilët absolventë dhe student të niveleve të tjera të Riinvestit kanë kompletuar programe të praktikës.
Riinvesti duke përcjellë trendet dhe rëndësinë e inkorporimit të shkathtësive praktike krahas teorisë që mësohet në klasë, praktikon metodat moderne të zhvillimit të kurrikulave duke përfshirë punën praktike si pjesë obligative si dhe duke aplikuar observimin e punësimit me mentorim.
Sipas Snag.com platformë globale në të cilën postohen 4 milion praktika në muaj gjatë programeve të praktikës fitohen shkathtësi të ndërmarrësisë dhe kështu studentët aplikojnë atë që nuk u është mësuar teoritikisht në klasë.
35% të menaxherëve të burimeve njerëzore shprehin si brengë të tyre në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për punësim si problematike mungesën e përvojës së punës ndërkaq përmes programeve të praktikës ju fitoni përvojës e shumëdëshiruar nga punëdhënësit dhe gjithashtu zhvilloni identitetin tuaj profesional.
Ndër të tjera dobi që ka përfundimi i punës praktike, vlerësohet edhe zhvillimi i vetëbesimit në vendin e punës nga ana e studentit, krijimi i shprehisë së punës, zbuloni faktorët motivues dhe në çfarë duhet të fokusoheni që të keni sukses.
Angazhimi i studentëve në punë praktike zakonisht është rruga që e cila çon në punësim afatgjatë. Duke njohur rëndësinë e investimit tashmë të bërë në trajnim e zhvillim të punonjësve praktikantë, investimi në kohë dhe mund njohja me vlerat e punëtorit posaçërisht ato etike në të shumtën e rasteve transferon praktikantët nga praktika në punësim të rregullt. Kështu ka ndodhur me 64% të studentëve në Riinvest.
Ndërtoni themelet e karrierës suaj duke investuar në të përmes kompletimit të programeve të praktikës. Filloni sot duke aplikuar KETU.
Artikull i sponsoruar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania