LAJMI I FUNDIT:

E diela e fundit për plazh, javën e ardhshme nis rënia e temperaturave

E diela e fundit për plazh, javën e ardhshme nis rënia e temperaturave

Kjo është fundjava e fundit në të cilën mund të bëhet plazh. Me rënien e ndjeshme të temperaturave që parashikojnë meteorologët për këta pushues kjo mund të jetë kredhja e fundit në det.

Por edhe pse gjallëria e verës mungon, plazhi i Durrësit ka pushuesit e vet besnikë dhe në këtë stinë. Qetësia, rrezet e ngrohta, po jo përvëluese të diellit, pastërtia e ujit dhe çmimet më të favorshme jashtë sezonit janë disa nga arsyet pse shumë pushues vazhdojnë të frekuentojnë Durrësin, raporton tch.

Ata vijnë kryesisht nga Tirana, Maqedonia e Kosova, po dhe nga vendet e BE-së. Megjithatë, edhe kur moti të mos jetë kaq i ngrohtë pushuesit nuk do të mungojnë për shëtitjet buzë Adriatikut në vjeshtë.


Pjesa më e madhe e pushuesve të fundit kanë apartamente pranë plazhit. Por një arsye që i tërheq të tjerët buzë detit është dhe ushqimi.

Edhe në dimër, kur plazhi braktiset restorantet e mira të peshkut në plazh janë arsyeja qe shumë njerëz i drejtohen sërish bregdetit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori