E dha për bamirësi, gruaja nga Pensilvania mësoi se në xhepin e xhaketës kishte harruar biletën e lotarisë që do t’i sillte 2.5 milionë dollarë

Një grua nga Pensilvania po e kërkon me çdo kusht një xhaketë të cilën e dhuroi për bamirësi, pasi e kuptoi se kishte lënë në xhep një biletë lotarie qw do t’i sillte 2.5 milionë dollarë.
Mildred Simoneriluto, 76 vjeçe, tha se bleu një biletë për një lotarie në dyqanin Shop 'n Save në Murrysville në maj 2024, dhe dy javë më vonë u befasua kur mësoi se kishte të pesë numrat fitues: 14-22-33-35-38, transmeton Telegrafi.
Simoneriluto u përpoq të gjente biletën, por shpejt arriti në një konstatim befasues: ajo e kishte lënë në xhepin e një xhakete që ua dhuroi veteranëve amerikanë që luftuan në Vietnam.
"Isha e shtangur; nuk kam fjalë për këtë, nuk ka asnjë shprehje. Si mund ta kthej atë", tha Simoneriluto.
Ajo u përpoq të gjente xhaketën, por shpejt mësoi se bamirësia dërgon donacionet e saj në të gjithë vendin - madje edhe jashtë shtetit - dhe nuk kishte asnjë mënyrë për të gjurmuar artikullin.
Lotaria e Pensilvanisë i tha Simoneriluto se nuk kishte asnjë mënyrë për të kërkuar çmimin pa biletën fizike në dorë. Bileta skadon më 8 maj.
"Çfarë mund të bëj tjetër? Qaj me zë të lartë dhe shpresoj se diçka do të ndodhë pozitive nga fundi im", tha Simoneriluto. /Telegrafi/


















































