A e dëshironi kampionatin e Shqipërisë dhe të Kosovës në FIFA? Mund të votoni për një gjë të tillë (Foto)

Thuajse çdo i ri e luan lojën e popullarizuar ‘FIFA’ nga kompania gjigante EA Sports.
Por jo të gjithë mund t’i marrin skuadrat e tyre të zemrës, pasi kampionati i Kosovës dhe ai i Shqipërisë nuk janë në këtë lojë.
Kjo kompani ka vendosur që ta hapë një votim për të votuar për ligat e reja të cilat do t’i përfshijë për vitin 2018.
Në votim marrin pjesë edhe kampionati i Kosovës dhe ai i Shqipërisë dhe me votat e tuaja mund të bëni që të futen këto dy kampionate në FIFA 18.
Edhe pse konkurrenca është e madhe me Ligën e Tretë të Gjermanisë, ligën e Kinës dhe asaj të Indisë, me votat e juaja mund ta futni kampionatin kosovar dhe atë shqiptar në FIFA.
Mjafton të klikoni KËTU për të votuar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/02/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































