Shumë njerëz thonë se kanë lëkurë të ndjeshme sepse produktet e kujdesit të lëkurës, ose produkte nga shtëpia që përdorin si maska, mund t’iu shkaktojnë kruarje, djegie, skuqje apo acarim
Të tjerë nuk kanë efekte të dukshme, por thonë se kanë lëkurë të ndjeshme sepse pas kontaktit me një produkt, lëkura e tyre iu jep ndjesi të pakëndshme/të parehatshme.
Megjithatë, ja çfarë thonë dermatologët për “lëkurë të ndjeshme”:
● Reaksione të lëkurës si shenjat pustulare, gunga në lëkurë, etj.
● Lëkurë shumë të thatë, që nuk mbron siç duhet mbaresat nervore në lëkurë
● Një tendencë drejt skuqjes së lëkurës
Lëkura e ndjeshme nuk është një sëmundje me të cilën një mjek mund t’ju diagnostikojë.
Zakonisht është një simptomë e një gjendjeje tjetër dhe njerëzit nuk e dinë se kanë lëkurë të ndjeshme derisa kanë një reagim të keq ndaj një produkti kozmetik, apo një faktori tjetër.
Në shumicën e rasteve, gjendja nuk është shumë serioze apo problematike dhe mund të mbahet nën kontroll me disa ndryshime të thjeshta në rutinën e kujdesit ndaj lëkurës.
Si mund ta dini nëse keni apo jo lëkurë të ndjeshme?
Mënyra më e mirë për të zbuluar nëse keni lëkurë të ndjeshme ose nëse diçka tjetër po shkakton problemin tuaj aktual me lëkurën është të kontrolloni lëkurën nga një dermatolog.
A ka teste mjekësore për lëkurë të ndjeshme?
Testimi i patch-it mund të identifikojë shenjat e alergjive që shkaktojnë ose kontribuojnë në lëkurë të ndjeshme.
Në të kundërt, është e vështirë për mjekët testimi direkt i lëkurës së ndjeshme sepse ka shumë faktorë që mund ta shkaktojnë atë dhe siç thamë – nuk është një sëmundje e drejtpërdrejtë.
Çfarë i shkakton reaksionet e një lëkurë të ndjeshme?
Disa prej shkaqeve përfshijnë:
● Çrregullime të lëkurës ose reaksione alergjike si ekzema, rosacea ose dermatiti alergjik i kontaktit
● Lëkura tepër e thatë
● Ekspozimi i tepërt ndaj faktorëve mjedisorë që dëmtojnë lëkurën, siç janë dielli dhe era ose nxehtësia/i ftohti i tepërt
Faktorët gjenetikë, mosha, gjinia dhe ndryshimet e racës në ndjeshmërinë e lëkurës janë më pak të përcaktuara, por edhe ato mund të luajnë një rol në shkaktimin e reaksioneve të lëkurës.
Burimet: WebMD, Anabel, Healthline
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe