Georgina Rodriguez mahniti me një fustan të gjatë me ngjyrë të kuqe në Festivalin e Filmit në Venecia.
Është hera e pestë që e dashura e Cristiano Ronaldos merr pjesë në këtë ngjarje – dhe pamja e saj prej një ylli të filmit tërhoqi sërish vëmendjen.
Spanjollja mahniti fansat me një veshje elegante, me një qafore verbuese argjendi që mendohet të jetë pjesë e koleksionit të saj të bizhuterive prej 4 milionë funtesh (4.6 milionë euro).
Georgina u shfaqur e relaksuar dhe e lumtur si kurrë më parë teksa ka pozuar për foto në festivalin e famshëm.
Dhe ajo ishte po aq elegante sa ecte pranë “Hotel Excelsior” me një mini-fustan ombre të kuq, të verdhë dhe portokalli.
Me të mbërritur për herë të parë në event më herët gjatë ditës, ajo ishte me një veshje edhe më zbuluese.
Georgina ka pozuar me një korse të zezë që i linte pak imagjinatës teksa i nxirrte në pah linjat e saj.
Modelja e ka përshtatur pjesën e sipërme me pantallona të zeza, një çantë dore argjendi dhe syze dielli.
Georgina shkëlqeu teksa kishte veshur unaza me lule, një orë të madhe argjendi dhe një gjerdan.
29-vjeçarja u pa edhe me një çantë të rrallë Hermes Birkin prej 200 mijë funtesh (235 mijë euro).
Dhe ajo ndau një seri fotosh në Instagram krahas mbishkrimit: “Viti im i pestë në Venecia me dashuri në zemrën time”.
Georgina është një fanse e kinemasë dhe tani është një yll i ekranit më vete falë serialit të saj dokumentar në Netflix “I Am Georgina” .
Aty ajo ndan një pasqyrë të jetës së saj duke jetuar me partnerin, yllin e futbollit Ronaldo dhe pesë fëmijët.
Teksa ajo ndodhet në Venecia, Ronaldo është bashkuar me skuadrën e Portugalisë teksa përgatiten të përballen me Sllovakinë dhe Luksemburgun në dy ndeshje kualifikuese për Euro 2024. /Telegrafi/