Dëshironi të përmirësoni pamjen tuaj me receta të moçme? Asgjë më lehtë! Çdo gjë që nevojitet mund ta gjeni në kuzhinë. Provoni. Nëse kjo ju mërzitet, prapë do t'i gjeni prodhimet klasike kozmetike.
Si të kem thonj më të qëndrueshëm?
Thonjtë ju çahen lehtë? Ju shtresohen, janë të dobët dhe nuk dini ç’të bëni me ta? Nëse dëshironi që të forcohen, të bëhen më të shndritshëm, futni në vaj ulliri. Mjafton që këtë trajtim ta bëni pesë minuta, një herë në javë, në mënyrë që thonjtë të bëhen më të qëndrueshëm.
Nëse keni lëkurë të vrazhdë
Ditët e kaluara në det lënë kujtime, ndërsa ngjyra e bronztë fillon të zbehet dhe të lërë në trup njolla të shëmtuara. Që përsëri të kemi lëkurë të lëmuar, receta quhet piling. Pilingu më ekonomik është me kripë të trashë. Mjafton të laget fytyra dhe të fërkohet fort me kripë dhe pastaj të bëhet një dush me ujë të vakët.
Stop pikave të zeza
Për hapjen e poreve të lëkurës së fytyrës dhe për heqjen e papastërtisë, është i nevojshëm inhalimi me avull uji. Ja se si: Vihet uji për të vluar, hiqet nga zjarri dhe vihet fytyra mbi avull. Pas pesë minutash, poret do të hapen dhe do të pastrohen, ndërsa lëkura do të bëhet e lëmuar dhe e butë.
Buzët e çara
Nëse keni buzë të thata dhe përplot qeliza të vdekura, bëni një piling të lehtë me një brushë të butë dhëmbësh (ideale është brusha e vjetër, të cilën keni dashur ta hidhni). Pastaj u bëhet një masazh buzëve me pak mjaltë: do të bëhen të ëmbla dhe të lagështa.
Sytë e skuqur-kurrë më
Pas natës pa gjumë, pas shumë orëve të kaluara mbi libër, shumë lehtë mund të skuqen sytë. Që përsëri të keni shikim vezullues, mjafton një qese pambuku me kamomil. Asgjë më lehtë: dy qese kamomili ulen në ujë të valë dhe më pastaj (pasi të ftohen pak) vihen mbi sy. Mbahen kështu për pesë minuta.
Maskë me patate për rrathët e zinj të syve
Pastroni një patate dhe prijeni në feta shumë të holla. Shtrojini fetat në sy dhe lërini rreth 10 minuta. Më pas hiqini dhe shpëlani fytyrën.
Për flokë plot shkëlqim
Nëse dëshironi t’i ngjallni flokët tuaj dhe t’ua dhuroni shkëlqimin e natyrshëm, qitni nëpër blenj disa pika lëng limoni. Mirëpo, pas këtij trajtimi, limoni mund të shkaktojë edhe tharjen e tepërt të flokëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës