Një nënë zemërmirë ka arritur t’ia ndërrojë qind për qind jetën një burri të pastrehë.

Ginger Sprouse kishte vërejtur se Victor Hubbard po qëndronte i ulur në të njëjtin vend të rrugës, çdo ditë, teksa ajo për tri vite po kalonte andej për të shkuar në punë, transmeton Telegrafi.


Pavarësisht motit të keq, 32-vjeçari qëndronte aty, ndërsa qindra motoçiklistë dhe këmbësorë i kalonin pranë thuajse ai nuk ekzistonte fare.

2 163

Në shumë raste ai veç vështronte përreth, e kishte raste edhe kur vallëzonte.

Një ditë, Ginger vendosi ta ndalte veturën pranë tij që ta bënte një bisedë me të e për ta kuptuar historinë e tij.

Ajo kuptoi se Victor kishte probleme psikike dhe se për shkak të kësaj nëna e kishte braktisur.

3 133

Sipas saj, atij i kishte thënë nëna që të qëndrojë në rrugë dhe ta presë, por në fakt ajo kurrë nuk u kthye për ta marrë. Victor rrinte aty duke menduar se nëna do t'i kthehej.

Ajo gjithashtu e kuptoi se ky burrë i pastrehë nuk kishte ku të flinte dhe se asnjëherë nuk ishte trajtuar tek mjeku për shkak të problemeve që kishte.

4 97

E prekur nga historia e tij, ajo nisi ta vizitojë çdo ditë në të njëjtin vend të rrugës, dhe një ditë e hapi një faqe në Facebook ku kishte shkruar historinë e Victorit. Në një postim ajo kishte thënë se autoritetet nuk kishin ndërmarrë asgjë për të, pasi Victori rrinte në rrugë dhe nuk po merrej me ndonjë aktivitet të kundërligjshëm.

5 64

“Nisa një fushatë për ta ndihmuar financiarisht, për ta dërguar tek mjeku për tu shëruar”, ka deklaruar gruaja nga Teksasi.

Ajo, përpos që arriti ta shërojë atë, i gjeti punë si kuzhinier në një shkollë.

6 48

Ai edhe sot jeton me Gingerin dhe bashkëshortin e saj.

Shumë qytetarë amerikanë e kanë përgëzuar nënën zemërmirë për faktin se ia ka ndërruar jetën për të mirë një të pastrehu. /Telegrafi/

7 37

8 29