LAJMI I FUNDIT:

I dyshuari për sulm me thikë në Austri i motivuar nga “terrorizmi islamik”, thonë autoritetet

I dyshuari për sulm me thikë në Austri i motivuar nga “terrorizmi islamik”, thonë autoritetet

Burri i akuzuar për vrasjen e 14-vjeçarit dhe lëndoi pesë tjerë gjatë një sulmi me thikë në Austri, është motivuar nga “terrorizmi islamik”, thonë autoritetet e atjeshme.

Viktima që përfshinin dy djem 15-vjeç dhe tre burra të moshës 28, 32 dhe 36, që u sulmuan me thikë në qytetin jug Villach.

Katër prej tyre janë trajtuar në spitalin më të afërt, kurse i pesti ka lëndime shumë të lehta trupore, transmeton Telegrafi.


Siriani 23-vjeç i arrestua pasi sulmit që po cilësohet si “incident i terrorit islamik”.

Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner tha se i dyshuarit kishte lidhje me Shtetin Islamik dhe ishte radikalizuar brenda një periudhe shumë të shkurtër.

Flamuj të ISIS-it janë gjetur në muret e apartamentit të dyshuarit, gjatë një bastisje që kreu policia austriake.

Janë sekuestruar telefon, por armë apo objekte tjera të rrezikshme nuk janë gjetur në pronën e tij.

E policia është në hetim të asaj nëse kishte dikë që e kishte ndihmuar në momentet e sulmit, pavarësisht se ata po besojnë se kishte vepruar i “vetëm”. /Telegrafi/