LAJMI I FUNDIT:

Dyndje në Korçë për festat e fundvitit

Dyndje në Korçë për festat e fundvitit

Korça është një nga destinacionet kryesore të shqiptarëve për të kaluar festat e fundvitit.

Kjo duket edhe nga rezervimet e kryera nëpër hotele, të cilat kanë nisur para muajve, e të gjesh një dhomë të lirë sot është kthyer në mision të vështirë.

Qyteti duket se do të përjetojë përsëri një ‘boom’ turistësh për natën e Krishtlindjes dhe vitit të ri. Pothuajse të gjithë hotelet janë të rezervuar.


“Rezervimet e fundvitit kanë nisur afro dy muaj më parë, le të themi që njerëzit kanë marrë që ndërrimin e viteve dhe festat ti kalojnë në qytetin tonë. Javët e fundit ka qenë plot me telefonata por në pamundësi të hapësirave akomoduese besoj se kemi njerëz që duan vende të reja t’i sugjerojmë që të qëndrojnë në Korçë”, u shpreh Krishti Tanushi, menaxher i një hoteli.

“Festat e fundvitit kanë arritur në kapacitetin e tyre maksimal, pronetimet kanë rreth dy muaj që kanë nisur dhe tanimë janë mbyllur si për krishtlindje por edhe për vitin e ri. Kjo situatë është e njëjtë si në hotelin tonë por edhe në bujtinat e Korçës”, u shpreh Eriketa Koçollari, menaxhere hoteli.

Por çfarë i sjell turistët në Korçë?

“Ata vijnë në Korçë për qetësinë që ajo të fal plus që janë të sigurte për atë që do të gjejnë, përveç mikpritjes edhe cilësia e shërbimit, qoftë të restoranteve bareve hotelerisë”, tha ajo më tej.

Në krahasim me një vit më parë çmimet e shërbimit të hoteleri turizmit janë rritur me 10%, por duket se kjo nuk është një arsye që të ndalë turistët vendas drejt juglindjes. /Euronews Albania/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori