Tetë nga dymbëdhjetë personat e falur nga Presidenti kanë qenë në burg për vrasje apo vrasje në tentativë.
Dymbëdhjetë të burgosur kanë pasur fatin të lirohen nga dënimi i tyre për të cilin po e vuajnë në burgjet e Dubravës e Smrekonicës për veprat që i kanë kryer, kryesisht për vjedhje dhe vrasje.
Kjo falje për të burgosurit e cila pritej të bëhej me datën 17 shkurt, erdhi 2 muaj më pas.
Këtë vit, 694 të burgosur kanë kërkuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë t’i falet dënimi i mbetur. Me dy muaj vonesë, Thaçi ka vendosur që t’i falë vetëm 12 të burgosur.
Në një dokument të siguruar nga Gazeta Jeta në Kosovë, shihet se tetë nga të liruarit kanë qenë në burg për vrasje apo vrasje në tentativë. Tre nga të burgosurit që janë falur nga Presidenti kanë qenë në burg për vepra penale “rrezikim të trafikut publik”. Njëri nga të burgosurit të falur nga Presidenti Thaçi ka qenë në burg për veprën penale “vjedhje të rëndë”.
Ali Rugova është falur nga Presidenti Thaçi. Rugova ka qenë i dënuar me 1 vit e 1 muaj burgim për vjedhje të rëndë. Atij i janë falur më pak 3 muaj, pasi dënimi i rregullt ka qenë deri më datën 20 korrik.
Armend Hamiti, një i falur tjetër nga Presidenti, ka qenë i dënuar me dy vjet burg për rrezikim të trafikut publik. Edhe Hamitit i janë falur vetëm 3 muaj e gjysmë.
Me të njëjtën vepër, rrezikim të trafikut publik, ka qenë edhe Hajdar Dili. Atij i janë falur më shumë, pasi nga 3 vjet sa ka qenë i dënuar, Dili i ka mbajtur 9 muaj dhe Thaçi ia ka falur dy vjet e 1 muaj.
Daut Sadriu ka qenë i dënuar me tre vjet burg për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Atij i janë falur 1 vjet e 4 muaj burg.
Ejup Muharremi është dënuar me 1 vit e 3 muaj burg për vrasje në tentativë. Muharremit i janë falur vetëm 1 muaj e gjysmë burg.
Demokrat Ahmeti është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg për vrasje nga pakujdesia. Atij Presidenti Thaçi ia ka falur 1 vjet e gjashtë muaj burg.
Fehmi Kukiqi është dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg për vrasje në tentativë, ndërsa i janë falur 7 muaj burg.
Hajdar Muqiqi është dënuar me 14 vjet për vrasje. Ai i ka mbajtur tashmë më shumë se 11 vjet burg. Me vendim të Presidentit Thaçi, Muqiqit i janë falur 2 vjet e 7 muaj burg.
Jaha Hasani ka qenë i dënuar me 9 vjet e 6 muaj burg për vrasje. Hasanit i janë falur 3 vjet e katër muaj burg.
Zymber Osmani është një i dënuar tjetër për vrasje që është falur nga Presidenti Thaçi. Osmani ka qenë i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burg për dy vepra penale vrasje dhe vrasje në tentativë. Atij i janë falur 1 vit e gjashtë muaj burg nga Presidenti Thaçi.
Dalibor Trifunoviq është dënuar me 1 vit për rrezikim të trafikut publik. Presidenti atij ia ka falur vetëm 3 muaj burg.
Sahadete Elezi është e vetmja grua që është falur nga Presidenti Thaçi. Ajo ka qenë e dënuar me 9 vjet burg për vrasje të rëndë në tentativë. Asaj, Presidenti Thaçi ia ka falur 5 vjet e 3 muaj burg.
Ministria e Drejtësisë është kompetente për zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës. Presidenti i shqyrton vetëm kërkesat për falje që kanë ardhur nga të burgosurit.
Ministrisë së Drejtësisë i kërkohet që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës që të njoftojë personat e dënuar që kanë bërë kërkesë për falje, duke u bazuar në këtë dekret.
Presidenti i vendit sipas Kushtetutës e ka në kompetencë faljen e të dënuarve në raste të veçanta.
Zakonisht falja bëhet në ditët e shënuara siç është 17 Shkurti- Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Të drejtë të falen sipas Kodit Penal të Kosovës nuk kanë ata që ndonjëherë kanë përfituar nga falja presidenciale dhe personat të cilëve nuk u janë bërë të plotfuqishme dënimet.
Falja e të burgosurve nisi në vitin 2009 nga ish-Presidenti Sejdiu në njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Ish-Presidentja Atifete Jahjaga nuk fali asnjë të burgosur në vitet 2015 dhe 2016. Faljen e fundit të të burgosurve ajo e bëri në vitin 2014.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski: Strategjia Nacionale Zhvillimore është dokumenti më i lartë bashkues, zhvillimor dhe vizionar për 20 vitet e ardhshme
Arratisja nga burgu i Shënkollit, dalin detaje nga hetimet
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza
"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje
"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?