Historia e njerëzimit është e mbushur me ligësi, që nga koha e Kainit dhe Abelit. Gjithmonë jemi të rrethuar nga çmenduritë, epshi për pushtet, apo besnikëria e verbër ndaj një ideologjie të caktuar. Historia ka qenë e mbushur me vrasës psikopatë, tiranë, gjakatarë fanatikë dhe “legjenda të zeza”. Lista mund të ishte shumë më e gjatë, por këto janë disa prej tyre.
Kontesha vampire Erzsebet Bathory (1560-1614)
Erzsebet Bathory, kontesha “Drakula” siç është emërtuar kjo femër fisnike hungareze e shekullit XVI, konsiderohet vrasësja seriale më e pamëshirshme në histori: kanibale, joshëse biseksuale, e ligë, vampire sadiste dhe brenda 20 viteve ka torturuar e shfarosur më shumë se 650 shërbëtorë. I tërhiqte vajzat me premtimin e një pune të mirë, më pas i torturonte në mënyrat më të këqija. U ngulte thonjtë në trup, i rrihte me egërsi, i digjte, i linte të zhveshura në mes të dimrit përjashtë. Pinte gjakun e virgjëreshave pasi besonte se kjo do i siguronte bukuri të përjetshme.
Jack Therësi (gjysma e dytë e shekullit XIX)
Në vitin 1888 në lindje të Londrës u përhap terrori. Madje dhe vrasësi serial i kësaj historie nuk ka një identitet real, pavarësisht mijëra hipotezave. Ai njihej ndoshta me emrin Albert Victor, nip i mbretëreshës Viktoria. Të pesta viktimat e tij ishin prostituta. Vrasësi i shpërfytyronte duke u prerë fytin, e më pas organet e brendshme. Atij iu vendos nofka “Jack Therësi” pas një shënimi që iu gjet në një nga krimet që kishte bërë.
Gilles de Rais (1404-1440)
Ishte aq i keq sa përfundoi në një përrallë që duket se është e frymëzuar nga fisniku francez Gilles de Rais. Ndryshe nga Jack-u, ky nuk i torturonte femrat, por i përdhunonte, torturonte dhe vrau dhjetëra fëmijë. I rritur në familjen më fisnike të Britanisë, ai fillimisht ishte një hero lufte. Më vonë u zhvendos në shtëpinë e tij duke jetuar në vetmi duke shfrytëzuar shumë fëmijë.
Diktatori kanibal – Idi Amin Dada (1925-2003)
Për 8 vjet ishte presidenti i Ugandës dhe është konsideruar si një nga diktatorët më vdekjeprurës të të gjithë historisë së Afrikës. Mendohet se gjatë regjimit të tij ka vrarë mbi 300 mijë persona. Ish-boksieri, u dallua për sadizmin dhe torturat e tij. Një nga më të njohurat ishte prerja e penisit të atyre që nuk bashkëpunonin. Akuzohet se ushqehej me trupat e kundërshtarëve të tij në politikë.
Tre diktatorët
Të paktë janë njerëzit që kanë ndikuar negativisht në histori dhe sidomos në atë europiane si tre tiranët që morën famë në vitet ‘900”: Cari sovjetik Stalin (1878-1953), Fyhreri gjerman Adolf Hitler (1889-1945) dhe Duçja fashist Benito Musolini (1883-1945).
Kalifi Al Hakim Bi-Amrillah (985-1021)
Pasi u bë Kalif i Egjiptit që kur ishte 11 vjeç, shumë shpejt hoqi qafe tutorin e tij duke e vrarë atë. Ajo ishte e para e një serie të pafund spastrimesh në pushtetin e tij absolut. Persekutoi të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët suni, konfiskoi tokat e njerëzve, prishi kishat, ndaloi ritet heterodokse dhe arrestoi ata që nuk luteshin siç thoshte ai. Ndaloi birrën, mjaltin, kumarin, muzikën dhe shahun. Gratë ndaloheshin të dilnin nga shtëpia dhe të shihnin në dritare.
Tomas de Torquemada, “Torturuesi” (1420-1498)
Përhapi terror në të gjithë Spanjën. Për këtë Tomas de Troquemada është kujtuar si “legjenda e zezë”. Shefi i inkuizicionit spanjoll, urdhëroi torturimin e vdekjen e qindra njerëzve të quajtur heretikë. Ai imponoi tortura të rënda sidomos tek hebrenjtë pasi mori aprovimin e monarkëve spanjollë Isabella dhe Ferdinand për të vepruar.
Markezi hyjnor Donaten Alfons Francois De Sade (1740-1814)
Në emër të lirisë markezi De Sade justifikoi sjelljen e tij seksuale më ekstreme duke e konsideruar atë të ligjshme pasi lejohej nga ligji natyror i kënaqësisë. Pasojë e këtij argumenti ishin praktikat sadiste të bëra nga ai. Lindi në Paris e pati një karrierë të shkëlqyer ushtarake, megjithatë martesa nuk e shpëtoi atë nga të gjitha llojet e shthurjes
Mendja e së keqes, Osama Bin Laden (1957-2011)
Ideatori i sulmit të Kullave Binjake në Nju Jork dhe nxitësi i vrasjes së 3 mijë personave të tjerë është mishërimi më i fundi i së keqes në Perëndim. Luftëtar i xhihadit, luftës së shenjtë islamike, për një kohë të gjatë ishte i kërkuari numër një i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me origjinë nga Jemeni dhe me familje shumë të pasur, Bin Laden u diplomua në ekonomi. Pasi ra në kontakt me islamin radikal, braktisi stilin e tij të jetës dhe iu përkushtua luftës së armatosur duke organizuar një sërë sulmesh. U vra në Pakistan më 2 maj 2011.
Saladini mizor (1137-1174)
Në realitet Saladini ishte një personazh me dy fytyra: i pamëshirshëm dhe i ashpër, por ashtu si e përshkruajnë historianët nëpër libra, edhe shpirtmadh e besnik. Si shumë liderë, ai ishte përgjegjës i veprimeve të shumta të pamëshirshme kundër kryqtarëve. Por gjithashtu ishte i mëshirshëm dhe i drejtë me të dobëtit.
Mallkimi i Zotit, Attila (406-453)
Attila, Mbreti i Hunëve, të cilët pushtuan Italinë në vitin 452 ishte një negociator i aftë, që ishte në prag për t’u bërë anëtar i familjes perandorake. Ajo që e njohu si mishërim të së keqes ishte Kisha, e cila kërkonte ndalimin e përparimit të tij në tokën italiane. Kjo e bëri Attila-n të luftojë kundër perandorisë romake. Ideja e një bashkëjetese paqësore mes të dyve, nuk u realizua.
Miti i Drakulës, Vlad Gjakpirësi (1431-1476)
Në Rumani, Vladi III apo Drakula ishte një hero kombëtar. Konsiderohej babai i kombit. Ndërsa propaganda armike e tij e tregonte një përbindësh të etur për gjak. Shumë nga ato që thuhen datojnë në fund të shkeullit 15. Ishin pikërisht historitë e tij që inspiruan romanin e Bram Stoke, Drakula. Nga legjenda thuhet se ishte i pamëshirshëm dhe tregonte një egërsi të pakufijtë ndaj armiqve të tij, transmeton gazetadita.
Të tjerët
Lista vazhdon edhe me: Lucrezia Borgia, Çingis Han, Ratko Mladiq, Sadam Huseein e shumë të tjerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_6-21-780x439.png)
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona
![Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-143-780x439.jpg)
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit
![Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-21-780x439.jpg)
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së
![Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_13-19-780x439.png)
Paralajmëron Netanyahu: Me ndihmën e Trumpit, do ta përfundojmë punën me Iranin
![Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_8-18-780x439.png)
Zelensky: Nuk do të pranoj kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë