LAJMI I FUNDIT:

Dyfishohen shitjet e tabletëve, zvogëlohet pjesa e tregut të Apple

Dyfishohen shitjet e tabletëve, zvogëlohet pjesa e tregut të Apple

Dërgesat globale të tabletëve janë dyfishuar në çerekun e parë të këtij viti. Ndërkohë që Apple mbetet në pozitën e parë si shitësi kryesor, prodhuesit aziatik po shprehin rritje gjithnjë e më të madhe, thuhet në raportin e fundit.

Sipas raportit të IDC, dërgesat e tabletëve kanë arritur në 49.2 milion njësi të shitura në periudhën Janar-Mars, një rritje prej 142.4 për qind nga periudha e njejtë e vitit të kaluar.

Samsung, Asus, Microsoft dhe Amazon kanë parë rritje të pjesës së tregut të tabletëve duke shtuar konkurrencën ndaj Apple. Mirëpo, rritjen më të madhe të tregut duket se po e përfaqësojnë tabletët me çmime të ulët të kompanive aziatike.

Shumica e këtyre tabletëve kanë ekran të madhësisë 7 inç dhe janë të bazuar në sistemin operativ të Google, Android. Tabletët Android kanë bërë rritje prej 56.6 për qind në cerekun e Marsit në krahasim me rritjen e iPad të Apple prej 39.6 për qind. /Telegrafi/


Në trend Teknologji

Më shumë
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

Teknologji
Kalo në kategori