Hapja e rrugëve ka rikthyer dhe “dëshirën” e shqiptarëve për t’u larguar nga vendi.
Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se në janar-shkurt të këtij viti u shënuan gjithsej gati 2 mijë kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian.
Kjo shifër është dy herë më e lartë sesa e njëjta periudhë e vitit 2021, kur aplikoheshin kufizimet e udhëtimeve, por mbetet rreth 20 për qind më e ulët sesa në periudhën e para pandemisë.
Shteti më i preferuar për të kërkuar azil mbetet Franca, me gati gjysmën e aplikimeve në total, për shkak të politikave më sociale që ai ndjek ndaj emigrantëve. Drejt këtij shteti aplikimet u rritën me 130 për qind në janar-shkurt në raport me dy muajt e parë të 2021-t.
Gjermani është vendi i dytë që pret më shumë aplikime, me 24 për qind të totalit, me pothuajse trefishim në raport me një vit më parë. Shumë individë në Gjermani shkojnë edhe me leje pune dhe nuk figurojnë të regjistruar si azilantë.
Italia dhe Greqia, dy shtetet që më parë prisnin fluksin më të lartë të emigrantëve, tashmë renditen përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt.
Që pas pandemisë, fluksi më i lartë i kërkesave për azil u shënua në shtator 2021, me mbi 2 mijë aplikime. Më pas kishte një tendencë rënieje, por janari i këtij viti sërish pa një rritje të kërkesave për azil.
Europa
Sipas Eurostat, në shkurt 2022, 54,565 aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 85 për qind më shumë krahasuar me shkurtin 2021 (29,470) dhe 3 për qind më shumë krahasuar me janarin 2022 (52,810).
Rritja nga janari në shkurt 2022 mund t’i atribuohet kryesisht rritjes së aplikantëve ukrainas për herë të parë (nga 355 në janar në 2,370 në shkurt; +568 për qind).
Në shkurt 2022, afganët ishin grupi më i madh i personave që kërkonin azil (7,075 aplikantë për herë të parë).
Ata u pasuan nga sirianët (6,775), përpara venezuelianëve (4,205), kolumbianët (3,110) dhe ukrainasit (2,370). /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova