Dy zyrtarë policor janë ndaluar nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.


Sipas Nikçit, të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së diel dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar dy zyrtarë policorë nën dyshimin për veprën penale ‘Marrja e ryshfetit’. Prokurori i rastit ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj të dyshuarve në kohëzgjatje prej 48 orësh,” ka deklaruar Nikçi për Telegrafin.

Dyshohet se ata e kishin ndaluar një qytetar në një pikë kontrolli dhe për të mos i shqiptuar gjobë i kishin kërkuar para.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit” dhe me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.