Dy vjet përballje me COVID-19, situata epidemiologjike vlerësohet e qetë në Kosovë

Nesër (13 mars ) bëhen dy vjet që nga paraqitja e rasteve të para me coronavirus në vendin tonë. Që nga fillimi i pandemisë e deri tani me virus u infektuan 226 mijë e 845 qytetarë.
Betejën me COVID-19 nuk e fituan 3 mijë e 124 qytetarë, ndërsa numri i personave që janë shëruar nga virusi ka arritur në 222 mijë e 973 qytetarë.
Për gjatë këtyre dy viteve, në fuqi kishte masa të shumta kufizuese, të cilat kohë pas kohe ndryshuan por që në fuqi kishte mbetur kufizimi i lëvizjes sa i përket qytetarëve, transmeton Telegrafi.
Qeveria vendosi që orën policore ta largojë më 1 mars 2022, ku edhe bëri disa lehtësime sa i përket sektorit të gastronomisë.
Situata epidemiologjike është vlerësuar stabile nga ekspertet shëndetësorë, të cilët edhe kanë mirëpritur lehtësimin e masave antiCOVID.
Numri i pacientëve me coronavirus që janë duke u trajtuar në spitale ka rënë për gjatë kësaj kohe. Ku sipas një njoftimi të bërë nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, bëhet e ditur se aktualisht në spitale po trajtohen nëntë pacientë të konfirmuar me virus.
Gjithashtu, edhe Klinika Infektive ka bërë të ditur se për shkak të uljes së rasteve të pacientëve me coronavirus, tashmë kanë filluar të pranojnë edhe pacientë tjerë.
Ndërkohë, në vend është duke vazhduar vaksinimi i popullatës kundër COVID-19, ku tashmë qytetarët janë duke vazhduar të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës kundër virusit.
Sipas të dhënave të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.550 doza të vaksinës.
Kurse me dozën e dytë janë vaksinuar 818.255 qytetarë.
Ndërkaq MSH njofton se deri më sot janë dhënë 98.577 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi