LAJMI I FUNDIT:

Dy vite burgim burrit që rrahu gruan me grushte dhe përplasi për muri shkaku se nuk po ia mbante pastër shtëpinë

Dy vite burgim burrit që rrahu gruan me grushte dhe përplasi për muri shkaku se nuk po ia mbante pastër shtëpinë

Është dënuar me 2 vite burgim i akuzuari për shkaktimin e lëndimeve të lehta trupore bashkëshortes së tij, F.S.

Aktgjykimi ndaj tij u shpall të enjten, nga gjykatësi i Gjykatës në Podujevë, Gazmend Bahtiri.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 8 qershori i këtij viti. Kurse, dënimin ai obligohet ta vuajë pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ku deri atëherë, me vendim të posaçëm i është vazhduar masa e paraburgimit.


F.S. është liruar nga pagesa e shpenzimeve procedurale, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike, raporton betimiperdrejtesi.

Pas shpalljes, gjykatësi Bahtiri e udhëzoi palën e dëmtuar në kontest të rregullt juridiko-civil, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike.

Ndryshe, F.S. e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur më 7 korrik.

Sipas aktakuzës së ngritur më 22 qershor 2021 nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, F.S., për shkak të mosmarrëveshjeve me të dëmtuarën-bashkëshorten e tij, L.S., ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Siç thuhet në aktakuzë, F.S. kishte filluar ta qortoj dhe kritikoj se kinse e dëmtuara nuk po e mbanë pastër shtëpinë, e më pas e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit dhe përplasur herë për muri e herë për krevati.

Gjithnjë sipas aktakuzës, e dëmtuara kishte arritur të ik nga ai dhe kishte dalë në oborr të shtëpisë, mirëpo i njëjti kishte shkuar pas saj dhe sërish e kishte goditur me grushte, ku nga dhimbja e dëmtuara kishte bërtitur dhe nga britma e saj, fëmijët e tyre të vegjël janë zgjuar nga gjumi të shqetësuar. Tutje thuhet se F.S. e ka futur të dëmtuarën në shtëpi, duke ia mbyllur derën me dry.

Për këtë, F.S. ngarkohet me veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Kodit Penal.

Në trend Lajme

Më shumë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën

Lajme
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta

Lajme
Kalo në kategori