LAJMI I FUNDIT:

DY VENDE KAM

DY VENDE KAM

Poezi nga: Nikolai Alekseevich Klyuev
Përktheu: Maksim Rakipaj

Dy vende kam; një spitali te kisha,
Te varrezat është vendi i dytë
Mes tyre një varg me pisha të trishta,
Shelgje lotues dhe bredha të zymtë.

Duke u endur i mërzitur jashtë,
Më humbi dhe bastuni, për dreq,
Kur ndjeva po klith një kukumjaçkë
Dhe te dritare’ varrmihsit troket:


“Ku-ku! Hapni dyert njerëz, ku-ku!
“Plaç që leh, o qen i mallkuar nate!
Po ti, ç’i ke këto lule këtu
Brenda kësaj poçeje prej balte?!

Pranvera mes hala pishash dha shpirtin
Ku suferina hyn e kreh flokët …”
Kur ndjeva kryqin që kërciti
Te dritarja kobzezë qasa kokën.

Dhe pashë: xhaxha Varrin aty
Merrej me një qefin të verdhë,
Një zog i vogël dhe pendëzi,
Endte pëlhurën, si në vegjë.

Uturin era nga malet përtej,
Si angullimë ujqish në acar.
Shoh ç’shkruhet mbi varr: N. A. Klujev,
Fshati Olonjeck*, këngëtar.

* Olonjeck është vendlindja e autorit

Në trend Kultura

Më shumë
Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!

Fadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!

Kulture
Vepra poetike Kadare!

Vepra poetike Kadare!

Analiza
Kalo në kategori