LAJMI I FUNDIT:

Dy të ndaluar për grabitjen e bankës në Koplik

Dy të ndaluar për grabitjen e bankës në Koplik

Burime nga policia dhe prokuroria bëjnë me dije se Klevis Gurraj dhe Bekim Gurraj, dy vëllezër nga Bajza në Malësinë e Madhe janë dy prej shtetasve të ndaluar ditën e djeshme nga policia vendore e Shkodrës si të dyshuar për grabitjen e bankës në qytetin e Koplikut tre javë më parë.

Ndërkohë në orën 10:00 pritet që policia vendore e Shkodrës dhe prokuroria të dalin me një komunikatë për shtyp lidhur me këtë ngjarje.

Policia ka shoqëruar rreth 15 persona në total duke bërë ndalimin e dy vëllezërve ndërsa po punohet për ndalimin e dy të dyshuarve të tjerë për këtë grabitje.


Më 9 maj persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një bankë të nivelit të dytë në Koplik.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kanë qenë tre persona që kanë kryer grabitjen dhe janë larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Volkswagen”.

Policia ka mbërritur në vendngjarje sapo është njoftuar nga punonjësit e bankës. Ende nuk informacion se sa ka qenë shuma e grabitur.

Ndërkohë, në dalje të Koplikut në drejtim të Bajzës është gjetur një automjet i djegur me të cilën dyshohet se është kryer grabitja e bankës.

Më pas autorët kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar./euronews/