Dy shtetas maqedonas të lënduar rëndë në një aksident trafiku në Shqipëri

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në autostradën “Rruga e Arbrit” në Shqipëri, pasi motori me të cilin udhëtonin është përplasur me një mur mbrojtës anës rrugës.
Sipas informacioneve nga policia shqiptare, aksidenti ka ndodhur në segmentin Maqellarë – Bulqizë, pranë vendit të quajtur “Ura e Çerenicës”. Motori me targa të Shkupit, gjatë një përpjekjeje për parakalim të parregullt, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbrojtës.
Të lënduarit fillimisht janë transportuar në spitalin e Bulqizës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas janë dërguar në Klinikën e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Nga
Telegrafi
15/06/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































