LAJMI I FUNDIT:

Dy shoferë në Ferizaj ndëshkohen me gjoba për kundërvajtje në komunikacion

Dy shoferë në Ferizaj ndëshkohen me gjoba për kundërvajtje në komunikacion
Foto: Arkiv

Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar dy gjoba kundërvajtëse për dy shoferë, të cilët kanë shkelur rregullat e komunikacionit rrugor në qytetin e Ferizajt.

Në një rast, më 11 janar 2025, rreth orës 19:00, policët e stacionit të Ferizajt identifikuan shoferin A.V, 74 vjeç, i cili kishte bërë një kthim gjysmërrethi në nënkalimin e rrugës “Ahmet Kaçiku”.

Ky veprim, i cili ishte regjistruar nga një qytetar dhe u shpërnda në rrjetet sociale, i solli shoferit një gjobë prej 100 eurosh.


Ndërkaq, rreth orës 21:10 të njëjtën ditë, policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor shqiptuar një gjobë prej 150 eurosh dhe një pikë negative për shoferin L.M, 27 vjeç, për shkak të një kundërvajtjeje në rrugën magjistrale Kaçanik-Shtërpcë, në fshatin Firajë.

Shoferi kishte shkaktuar rrëshqitje të gomave gjatë lëvizjes, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Ky rast gjithashtu u regjistrua nga një qytetar dhe u dërgua në adresën e policisë.

Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunimin në identifikimin e kundërvajtjeve në komunikacion dhe i inkurajon ata që të vazhdojnë të bashkëpunojnë për sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugëve. Për çdo kundërvajtje, qytetarët mund të njoftojnë stacionet policore të afërta ose të përdorin aplikacionin “Lajmëro Policinë”, si dhe mund të kontaktojnë në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori