Një person në Gjakovë dërgohet në spital psikiatrik pasi sulmoi familjarin

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të, përkatësisht në Gjakovë dhe Malishevë, ku të dyshuarit janë arrestuar dhe janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse.
Rasti i parë është raportuar në Gjakovë, rreth orës 00:20, ku viktima, një mashkull kosovar, është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar gjithashtu mashkull. Sipas njoftimit të Policisë, pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në Spitalin Psikiatrik për trajtim të mëtejshëm.
Ndërkohë, rreth orës 19:00 në Malishevë, një tjetër rast i dhunës familjare është raportuar, ku i dyshuari dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij. Edhe në këtë rast, i dyshuari është arrestuar, dhe pas konsultimit me prokurorin, është dërguar në mbajtje./Telegrafi/









































