LAJMI I FUNDIT:

Dy qytetarë të Ohrit paditen për „peshkim të paligjshëm”

Dy qytetarë të Ohrit paditen për „peshkim të paligjshëm”

Sektori i punëve të brendshme të Ohrit ka ngritur kallëzime penale për E. Z (31) dhe E. Z (27), që të dy nga Ohri, të cilët akuzohen për veprën penale „peshkim të paligjshëm”, ndërkaq i dyshuari i parë akuzohet edhe për „cënim të sigurisë”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ta akuzuarit kanë tentuar që të peshkojnë në periudhën e çiftëzimit, apo të hedhjes së vezëve të peshqive, duke vendosur rrjetë peshkimi në mënyrë ilegale. Rrjeta është hetuar nga rojtarët e peshkimit dhe nga koncesioneri i liqenit.

Të dyshuarit janë të njohur edhe më parë për „peshkim të paligjshëm” dhe kanë qenë dënuar me burgim dhe me dënime me para./Telegrafi/