Dy persona bien në një rezervuar të mbushur me çokollatë në Pensilvani
295:"BOULDER, COLORADO--JANUARY 31, 2006--Chocolove chocolate is mixed in a vat in a room that's kept at about 100 degrees. The Boulder chocolate factory specializes in high-end dark chocolate bars. (DENVER POST STAFF PHOTO BY GLENN ASAKAWA) (Photo By Glenn Asakawa/The Denver Post via Getty Images) 28:"Denver Post via Getty Images
Dy persona u shpëtuan pasi ranë në një rezervuar të mbushur plot me çokollatë në fabrikën Mars M&M në Pensilvani të enjten, thanë zyrtarët.
Të dy pacientët u transportuan në spital, tha për CNN ndihmës mbikëqyrësi i shërbimit policor në Qarkun Lancester, Nick Schoenberger, transmeton Telegrafi.
“Një pacient u transportua me ambulancë derisa tjetri me helikopter”, u shpreh Schoenberger.
Nuk dihet shkalla e lëndimeve të tyre.
Siç bëhet e ditur nga ana e autoriteteve, ekipet e shpëtimit duhet të bënin një vrimë në anën e rezervuarit për t’i nxjerrë ata jashtë.
Mbetet e paqartë se si përfunduan ata të dy në rezervuarin e çokollatës. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































