Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët aplikojnë për marrjen e dokumenteve për udhëtim, duhet të presin për termin rreth dy muaj, pasi terminët për nxjerrjen e pasaportave, janë të zënë deri në fund të muajit gusht, pas çka duhet të presin edhe 10 ditë pune deri në përgatitjen e të njëjtave.
Caktimi i terminit është bërë shumë i vështirë, pasi me orë pritet që zyrtarët të lajmërohen nga qendra pranuese e thirrjeve, në dikasterin e Punëve të Brendshme .
“Ju lutem prisni, të gjithë operatorët janë të zënë”, kjo shprehje madje mund t’i mbajë qytetarët me orë në telefon, dhe në fund askush të mos përgjigjet.
Elena Andonovska nga Shkupi, thotë që më shumë se dhjetëra herë është dashur të telefonojë për të caktuar një termin, për të aplikuar për marrjen e pasaportës, pasi pasaportës së saj tashmë i ka skaduar afati.
“Nuk e di akoma, nuk jam e sigurt. Si duket do të duhet të anuloj pushimet. Shumë tollovi, nuk e di, tash nuk mund të them më me siguri nëse do më arrij pasaporta në kohë me këto zvarritje”, thotë Andonovska.
Autoritetet zyrtare të Maqedonisë së Veriut, kanë sqaruar se këto vonesa kanë të bëjnë vetëm me qytetin e Shkupit, për shkak të rritjes së përnjëhershme të numrit të kërkesave të qytetarëve, në prag të sezonit të pushimeve verore, pas lehtësimit të masave që kishin të bënin me frenimin e koronavirusit të ri.
“Thjesht u rritën kërkesat, pasi për shkak të situatës që shkaktoi COVID-19, shumë nga qytetarët nuk e kanë parë se u ka skaduar afati i dokumenteve për udhëtim”, ka theksuar ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke kërkuar nga qytetarët të tregohen më të durueshëm gjersa presin.
Autoritet e Maqedonisë kanë mohuar se pritjet e gjata kanë të bëjnë me furnizimin në kohë të dokumenteve për udhëtim.
Për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, deputetët kanë bërë ndryshimin e ligjit për dokumentet e udhëtimit, duke mundësuar që pasaportat e skaduara deri më 31 korrik të këtij viti, të vlejnë deri më 31 dhjetor, përkatësisht të mund të udhëtojnë në të gjitha shtetet me të cilat Maqedonia e Veriut ka marrëdhënie diplomatike.
Por ish-ministri i Punëve të Brendshme Pavle Trajanov, thotë se kjo formë nuk paraqet zgjidhje pasi çdo shtet nuk është e sigurt se do t’i lejojë shtetasit nga Maqedonia e Veriut, me dokumente të skaduara për udhëtim, të hyjnë në territorin e tyre.
“Nuk e besoj se çdo administrator në kufi do të jetë i informuar për këtë vendim, që vlejnë dokumentet e udhëtimit deri në fund të vitit, pavarësisht se janë me afat të skaduar. E them se janë shumë të mëdha gjasat që qytetarët në ndonjë pikë kufitare të ballafaqohen me probleme. Gjithsesi, qytetarët të paktën duhet të pajisen me një dokument të vulosur nga ana e dikasterit të Punëve të Brendshme, se pasaporta e qytetarëve që u ka skaduar afati, vlen deri në fund të vitit”, thotë Pavle Trajanov, duke nënvizuar se duhet bartur përgjegjësi drejtuesit e dikasterit të policisë për mosfurnizimin me kohë të dokumenteve për udhëtim për qytetarët, duke ua pamundësuar të drejtën e lëvizjes.
Mungesa e pasaportave, për shkak të ndryshimit të softuerit, ka bllokuar dhe ambasadorët e rinj, tashmë të emëruar në shumë shtete, të udhëtojnë në vendet e përcaktuara.
“Bëhet fjalë për vetëm disa ditë vonesë, përkatësisht prolongim, gjersa të bëhet përditësimi i softuerit të ri. Por kjo çështje nuk ndikon në funksionalitetin e rrjetit diplomatik”, ka theksuar për Radion Evropa e Lirë, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Në bazë të Marrëveshjes së Prespës, që i dha fund kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, të gjitha dokumentet personale, qytetarët e vendit duhet t’i ndërrojnë brenda pesë viteve, përkatësisht deri në vitin 2024, përfshirë këtu dhe ata të cilët kanë dokumente valide.
Në fillim të korrikut pritet që dokumentet për udhëtim qytetarët t’i marrin me emrin e ri kushtetues të shtetit, ku krahas Maqedonia, shtohet pjesa “e Veriut”./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje