LAJMI I FUNDIT:

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dha afër gjysmë milioni euro për të blerë patundshmëri në Istog. Pa ditur gjë, 61-vjeçari u përfshi në një skemë mashtrimi, lojë kjo e luajtur nga “Gipa”, kamerierja 23-vjeçare, motra e saj, i dashuri i saj dhe partneri i motrës së saj.

E gjithë kjo histori, zanafillën e pati në njërën nga kafenetë e komunës së Istogut.

Në vitin 2022, A. H. ishte kthyer nga Gjermania për pushime në vendlindje.


Teksa po shijonte kafenë në njërën prej kafeneve të Istogut, e cila gjendej përballë stadiumit të qytetit, 61-vjeçari rastësisht nisi muhabetin me Florentina Dakajn, e cila aty punonte kameriere.

Njoftimi me të rritej, prandaj edhe vizitat në këtë lokal shpeshtoheshin.

Pas disa ditësh, Florentina, e cila gjatë asaj periudhe kishte 23 vjet, klientin e kafenesë e kishte njoftuar edhe me Berat Mehmetukajn, i njohur me nofkën “Gipa”, i cili ishte paraqitur si pronar i lokalit, raporton Kiks Kosova.

E kjo njohje si duket atij i doli “dardhë me bisht”.

Për më tepër ndiqeni videon: