Fillimisht ishte portieri Bledar Hajdini, ai që nuk ka mundur të stërvitet sot, pasi dje kishte pësuar dëmtim.

Ai sot u kontrollua nga stafi mjekësor dhe u vendos të mos stërvitet


Nëse Hajdini nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen, atëherë Bunjaku duhet ta ftojë një tjetër portier.

18813191 641480929376984 7726811344560783996 n

Tjetër lajm i keq nga stadium “Adem Jashari”, është se edhe mesfushori Besar Halimi ka ndërprerë stërvitjen.

Lojtari ka pësuar një lëndim dhe është detyruar të ulet në bankë.

Besar Halimii

Hajdini dhe Halimi së bashku nga banka e kanë shikuar stërvitjen e Kosovës.

Halimi njëri prej lojtarëve më në formë momentalisht te Kosova. Ai po shkëlqen me gola tek Brondby i Danimarkës. /Telegrafi/

telegrafi sport app