Besnik Vitija, i cili kishte punuar në hotelin “Adria” kur kishte ndodhur vrasja në Dragodan, gjatë seancës së enjtes në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka rrëfyer për momentin kritik, duke thënë se kishte dëgjuar dy krisma të armës jashtë hotelit.
Në këtë rast Avni Mustafa akuzohet për vrasjen e R.T në Dragodan dhe për armëmbajtje pa leje, kurse Mustafë Mustafa po akuzohet për pjesëmarrje në rrahje dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Leutrim Mustafa për manipulim me prova.
“Për rize të Zotit na murret në qafë, dilni jashtë”, këto fjalë tha se i ka dëgjuar tek i ka thënë pronari i hotelit, sa kishte tentuar që të ulë tensionet në mes tani të ndjerit R.T. dhe të akuzuarit Avni Mustafa.
Në pyetjen e prokurores Fatmire Cacaj, dëshmitari tha se gjatë momenteve kritike në mes të tani të ndjerit R.T dhe të akuzuarit Avni Mustafa, derisa pronari i hotelit ishte munduar që t’i ulë tensionet mes këtyre të fundit, ai kishte qëndruar mbrapa shtyllës afër derës, për të mos penguar askënd.
Gjithashtu, Vitija ka deklaruar se nuk ka dëgjuar të shtëna brenda lokalit, mirëpo jashtë lokalit.
“Dy krisma të alltisë i kam dëgju, më kujtohet se kanë qenë jashtë”, deklaroi dëshmitari Vitija, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Po ashtu, në pyetjen e mbrojtësit të të akuzuarit Avni Mustafa, avokati Besnik Berisha, Vitija tha se deklarata e tij e dhënë në Polici ka qenë pas dy tri ditësh dhe ka qenë i shokuar për shkak të rastit që e ka përjetuar.
“Ka qenë trauma, shokim, pasi që për herë të parë në jetën time kam parë një njeri në atë gjendje dhe dy javë nuk jam ndjerë mire”, tha Vitija.
Po ashtu, dëshmitari Vitija tha se deklarata e tij në Polici është e vërtetë dhe se nuk ka qenë i ndikuar nga askush.
Gjithashtu, në këtë seancë, Vitija ka identifikuar të ndjerin R.T dhe të akuzuarit përmes disa fotove nga video – incizimi i ditës kritike.
Seanca e sotme është ndërprerë për shkak të përfundimit të orarit të punës, për të vazhduar në një datë tjetër.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur me 11 tetor 2023 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë i akuzuari Avni Mustafa me datë 19 mars 2023 rreth orës 13.20 në afërsi të hotelit “Adria” në Prishtinë për shkak të një konflikti pronësor që dyshohet të jetë fajde e ka privuar nga jeta të ndjerin R.T duke e goditur një herë me revole në regjionin e gjoksit.
I akuzuari Mustafë Mustafa në kohën dhe vendin e njëjtë akuzohet për veprën “pjesëmarrje në rrahje” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërkaq i akuzuari Leutrim Mustafa akuzohet për veprën penale “manipulim me prova” pasi që në aktakuzë thuhet se ka pranuar nga Mustafë Mustafa çantën e tani të pandehurit Avni Mustafa në të cilën ishte revolja e tipit “Zastaava” me të cilën ishte kryer vepra penale dhe të njëjtën e kishe fshehur në zyrën e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Haradinaj takon Sekretarin britanik: Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës

Maqedoni, ndalohen tre persona të dyshuar për vrasjen e një 84-vjeçari

Vrasja e policit në Kaçanik, Sveçla fton dorasit të dorëzohen: Aparati shtetëror i mobilizuar për arrestimin e të përfshirëve

Kurti nis diskutimet me pakicat për formimin e qeverisë, takohet me Emilija Rexhepin

Pas Emilija Rexhepit, Kurti takon edhe Nenad Rashiqin – merr mbështetje për formimin e qeverisë

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Zv.minsitri Raka publikon fotografinë e policit të vrarë në Kaçanik: Organet e rendit të zbardhin sa më parë këtë rast

Albin Kurti dënohet me 250 euro që nuk shkoi për të dëshmuar në Prokurori

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje