Kjo ishte një seancë stërvitore e radhës për Barcelonën, pasi fituesi u dit nga fillimi.

Vlen të përmendet lëndimi i Neymar, që ndrydhi nyjen e tij. Atë e zëvëndësoi Alexis Sanchez në minutën e 28-të.


Lionel Messi në minutën e 44 shfrytëzoi një pasim të mirë në zonë nga Cristian Tello për të mbaruar pjesën e parë me rezultat 1-0.

Në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i madh i Barcelonës. Në minutën e 63-të ishte Messi ai që dëshmoi natyrën e tij jashtë-planetare si një qenie jupiteriane, pasi arriti të depërtojë në zonë në mënyrë fantastike për të realizuar pa e shikuar golin për 2-0.

Në fund të takimit Messi humbi edhe një rast, por kjo nuk ndikoi asgjë, pasi Barcelona u kualifikua në çerekfinale të Copa del Rey me rezultat të përgjithshëm prej 6-0. /Telegrafi/


 

telegrafi sport app