Dy femra e kanë kuptuar se janë gjysmë motra dhe se kanë jetuar vetëm një milje larg njëra-tjetrës për më shumë se tetë vite, kur një mik i përbashkët ndikoi që ato t’i dërgojnë njëra-tjetrës kërkesë për miqësi në Facebook.

Nia Hayes 35-vjeçe nga Fishers i Shteteve të Bashkuara, e dinte se babai i saj Lonnie 63-vjeç kishte edhe një vajzë tjetër, por kur ai vdiq në vitin 2012 familja e saj nuk e njihte atë, transmeton Telegrafi.


2 45

Kolegu i Nias, Dave Barkes i cili asokohe ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë filloi të kontaktonte me mikeshën e shkollës fillore Lana Hayes 42-vjeçe, dhe aty e kuptoi se ato dy ngjajnë shumë me njëra-tjetrën.

3 35

Kështu i bëri presion Nia që t’i dërgojë Lanas ftesë për miqësi në Facebook, dhe dyshja filluan të bisedojnë.

4 26

Ato biseduan në telefon për disa minuta dhe vendosën të takohen 24 orë më vonë.

5 21

Nia, e cila ka katër motra tjera dhe vëllezër, ka deklaruar për King 5 Neës: “Më duket se po e shikoj veten. Ende nuk po mund të besojmë, dhe vazhdimisht  e shikojmë njëra-tjetrën në fytyrë”. /Telegrafi/