Të mërkurën rikthehen ndeshjet e Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku në program janë duele mjaft interesante, e që luhen në kuadër të 1/8 së finales, njofton Telegrafi.
Edhe në ketë fazë kemi mjaft ekipe shqiptare që janë në garë për të vazhduar tutje, ndërsa ndër duelet më interesante do të jetë ajo në Tetovë, ku do të përballen dy Shkëndijat. Shkëndija e Tetovës është nikoqire e Shkëndijës së Haraçinës nga Shkupi. Në këtë duel përveç garës për të arritur në fazën tjetër, do të jetë një përballje vëllazërore, ndërsa nga kryesia e Shkëndijës së Tetovës kanë vendosur që hyrja të jetë pa pagesë, që të ketë numër sa më të madh të tifozëve.
Dul i ekipeve shqiptare do të jetë edhe ndeshja në mes KF Arsimit nga Çegrani që garon në kategorinë e dytë dhe FC Voska Sportit. Besa e Dobërdollit në këtë fazë për kundërshtarë ka ekipin e Breras nga Strumica dhe do të luajë në cilësinë e mysafirit, ndërsa Shkupi udhëton për në Kratovë dhe do të jetë përballë Sileksit.
Skuadra e Gostivarit që deri të dielën nuk e kishte shijuar disfatën në kampionat, do të provojë që të këndellet në duelin ndaj ekipit të kategorisë së dytë, Bregallnicës së Shtipit, ndërsa kundërshtarë po nga kategoria e dytë ka edhe Struga, ekip ky që u mund më fundjavë në shtëpi nga Sileksi. Struga luan kundër Makedonija Gj.P.
Në duelet tjera takohen Vardari – Tikveshi, me këta të fundit që janë mbrojtës të titullit të Kupës së Maqedonisë, ndërsa dueli i fundit është në mes Pelisterit dhe Detonitit. Të gjitha ndeshjet luhen nesër (e merkurë 23.10.2024), me fillim nga ora 14:00, ndërsa luhet vetëm një takim. Në rast se në kohën e rregullt ndeshja përfundon në barazim, fituesi do të mësohet menjëherë pas penalltive. / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Jurgen Klopp vendos kushtet për të marrë drejtimin e Real Madridit

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

Aston Villa po planifikon një lëvizje shokuese – transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City ofron 87 milionë euro për transferimin sensacional të dy yjeve të Milanit

Osasuna kërkoi fitore në tavolinë ndaj Barcelonës, Komisioni Disiplinor merr vendin në lidhje me ‘rastin Inigo Martinez’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Tragjedia e familjes nga Malisheva, detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Zvicër që la katër fëmijë jetim

Katër ditë para seancës, LVV në kërkim të numrave - mungojnë dy vota për qeverinë e re

Trump kishte pesë qëllime me tarifat - a ka arritur ndonjë prej tyre?

"Turqia është e gatshme të marrë përgjegjësinë për sigurinë evropiane", deklaron Erdogan

Salah mbajti një orë jashtëzakonisht të rrallë gjatë nënshkrimit të kontratës së re – ajo mund të blihet vetëm në disa vende

Projekt-rezoluta amerikane: Të ndalet pandëshkueshmëria e krimeve seksuale nga forcat serbe