Dwight McNeil mund të ketë shënuar golin më të mirë të këtij sezoni për Burnley pasi ata fituan me rezultat 2-1 ndaj Evertonit.

Burnley ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Evertoni me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.


Clarets kaluan në avantazh përmes Chris Wood para se McNeil të dyfishonte avantazhin e skuadrës së tij me një supergol nga distanca.

McNeil arriti të driblonte me lehtësi mesfushorin Allan para se të bënte goditjen e tij fatale me shumë klas, duke e çuar në këndin e sipërm të majtë të portierit Jordan Pickford.

Anglezi Pickford dukej i tronditur pas golit në pranuar, ndërsa McNeil i gëzuar vrapoi për të festuar me shokët e ekipit.

Everton më vonë ngushtoi rezultatin në 2-1 falë sulmuesit Dominic Calvert-Lewin, por tifozët ende mendojnë se McNeil ka vjedhur shfaqjen.

Goli i McNeil është vlerësuar lartë nga tifozët në rrjetet sociale, duke e cilësuar si njërin nga më të mirët e sezonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app