Zgjedhjet e tetorit mund të sjellin ndryshime tektonike në skenën politike në Kosovë, jo vetëm sa i takon subjekteve shqiptare por edhe serbe.
Tri parti politike kanë krijuar një koalicion, i cili mund të cenojë dominimin e Listës Serbe, e cila e ka mbështetjen e plotë të Beogradit.
Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçiq i quan këto parti madje si “përfaqësuese shqiptare të serbëve”. Partia e Vuçiqit mendon se “përfaqësusi monolit” i serbëve në Kosovë është Lista Serbe.
Të gjithë të tjerët – Partia e Pavarur Liberale, Partia e Serbëve të Kosovës dhe koalicioni i Partive Progresive Demokratike, Partia e Re në Kosovë dhe dy iniciativa qytetare të kandidatëve të pavarur me emrin “Sloboda” (Liria) – “nuk duan të punojnë për unitetin e korpusit nacional serb dhe në bashkëpunim me Beogradin zyrtar”, pohon partia SNS e Vuçiqit.
Vlerësimet e Beogradit për Listën Serbe janë shoqëruar gjithmonë para zgjedhjeve me kritika të ashpra ndaj kandidatëve dhe partive të tjera, deri tek frikësimi dhe presionet e mëdha ndaj zgjedhësve. Gjërat kanë arritur kulmin me vrasjen e dy kandidatëve për kryetar bashkie të Mitrovicës së Veriut: Dimitrije Janiqijeviq dhe Oliver Ivanoviq.
Në radhët e Listës Serbe është futur edhe partia e dikurshme e Ivanoviqit “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP), që do të thotë se ky subjekt i është bashkuar atyre që Ivanoviqin e kanë targetuar si “tradhtar” dhe “njeri të shqiptarëve”.
Ndërkohë që nënkryetari i Listës Serbe, Milan Raoiçiq kërkohet nga autoritetet e sigurisë, nën dyshimet për përzierje në vrasjen e Ivanoviqit.
“Mëkat i madh”, “turp” janë vetëm dy nga reagimet e shumta të serbëve të Kosovës, pas publikimit të lajmit se SDP e Ivanoviqit do t’i bashkohet tani Listës Serbe.
Ndërsa presidenti Vuçiq dhe përfaqësuesi i Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq thonë se liderja e tanishme e SDP Ksenija Bozhoviq, është një “grua serioze dhe inteligjente”, e cila është “përcaktuar për politikën shtetërore të Serbisë ndaj Kosovës”.
Përçarjet
Por menjëherë pas lajmit për bashkimin me Listën Serbe, në SDP kanë filluar përçarjet.
Dushan Milunoviq dhe Igor Rajçiq kanë akuzuar Ksenija Bozhoviqin për veprim të njëanshëm dhe kundër vullnetit të zgjedhësve të kësaj partie.
“Të gjithë jemi të shqetësuar me vendimin e Ksenija Bozhoviqit”, thotë Milunoviq për DW. “Sa i përket anëtarëve të tjerë të SDP, ne po përpiqemi të mos i ngarkojmë ata. Duam që secili të vendosë sipas mendimit të tij, ndonëse shumica absolute mendon se nuk ka hapësirë për këtë lloj bashkëpunimi”.
SDP ka probleme të mëdha edhe me hierarki, sepse as dy vite pas vrasjes së Ivanoviqit, nuk është zgjedhur kryesia e re e partisë. Ndaj besohet se do të ketë përçarje edhe më serioze mes përfaqësuesve të kësaj partie për trashëgiminë e Ivanoviqit.
Aktualisht nuk dihet se kush është përfaqësuesi zyrtar i partisë. Bozhoviqi dhe Vuçiq thonë se shumica ka vendosur për bashkëpunim me Listën Serbe, ndërsa të tjerët pohojnë ndryshe.
Aktualisht askush nuk është në gjendje të flasë me shifra të sakta se sa persona e kanë mbështetur bashkëpunimin e SDP me Listën Serbe.
Milunoviq pohon për DW se ai dhe Reljiq nuk do të bashkohen me Listën Serbe dhe do të vazhdojnë me përpjekjet për zbatimin e politikës së tyre në nivelin lokal. Ndërsa Ksenija Bozhoviq ende nuk është përgjigjur në kërkesat tona për bisedë.
Ndryshe, zgjedhjet me 6 tetor do të mbahen pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës si i dyshuar në Gjykatën Speciale për krimet e UÇK.
Shumë parti politike dhe subjekte nuk kanë qenë të përgatitura për këtë lajm dhe këto zgjedhje. Por shumë analistë mendojnë se mund të ketë edhe ndryshime në pushtet dhe se në qeveri mund të futen subjekte të tjera.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania