Në tri raste policia e Serbisë i ka ndaluar në kufi zyrtarët serbë që punojnë në qeverinë e Kosovës. Haradinaj i ka dënuar këto ndalje.
Policia e Serbisë e ka ndaluar serish në vendkalimin kufitar në Medare një këshilltar të përkatësisë entike sebe të Kosovës, i cili punon në qeverinë e kryeminitrit Ramush Haradinaj. Nebojsha Jakovleviq, është këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pjesë e partisë së pavarur liberale serbe (SLS). Ky është rasti i tretë që autoritetet e Serbisë ndalojnë zyrtarë të kësaj partie në kufirin Kosovë-Serbi, duke i marrë në pyetje për orë të tëra. Më herët në dy raste të ndara në Medare, janë ndaluar për disa orë, kryetari i Partisë së Pavarur Liberale [SLS] në Kosovë, Sllobodan Petroviq, dhe nënkryetari i kësaj partie Boban Stankoviq, që është zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
SLS nuk pajtohet me politikat e Listës serbe, e cila ka dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe që ka kohë që kanë bojkotuar institucionet e Kosovës. Lista Srpska e ka mbështetjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas ndalimit që iu bë sot në Merdare, Nebojsha Jakovleviqit, që është këshilltar në qeverinë e tij, tha se “ky është presion dhe kërcënim i Serbisë ndaj qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë”.
Serbia po bën presion
“Ndalimi i Nebojsa Jakovleviq nga autoritetet e Serbisë në Merdare, është veprimi i radhës i papranueshëm dhe i dënueshëm. Jakovleviq është këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pjesë e partisë SLS dhe vëllai i nënkryetarit të Komunës së Obiliqit, familjen e të cilit e kam vizituar gjatë muajit dhjetor. Qeveria e Kosovës dënon ashpër këtë formë të presionit dhe kërcënimit nga ana e Serbisë ndaj qyetarëve të komunitetit serb në Kosovë”, kumtoi Haradinaj. Ky veprim, sipas tij, është pjesë e një fushate të orkestruar të pushtetit serb, për ta kërcënuar drejtpërdrejt sigurinë e vendit tonë. Autoritetet e Kosovës i quajnë këto presione si një “goditje për dialogun Kosovë-Serbi”.
“Kosova është e përkushtuar për dialog, që mundëson arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me shtetin fqinj dhe secili akt që pengon këtë frymë është i papranueshëm. Apeloj tek zyrtarët e BE-së si dhe tek bashkësia ndërkombëtare, që të reflektojë për t’i bërë presion Beogradit të ndalojë menjëherë veprimet e tilla të njëpasnjëshme kundër qytetarëve të Kosovës, të cilat tregojnë qartë rrugën që ka zgjedhur Serbia kundër lëvizjes së lirë, frymës europiane të bashkëpunimit si dhe vlerave të përbashkëta”, thuhet me tej në reagimin e kryeministrit Haradinaj.
Petroviq denon keqtrajtimet
Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale [SLS] në Kosovë, Slobodan Petroviq, i cili para disa dite për më shumë se tetë orë ishte ndaluar nga policia serbe në Merdare, ka thënë se “anëtarët e partisë së tij po keqtrajtohen nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë [BIA]”.
“Ajo çfarë më ndodhi mua në Merdare na detyroi të mbajmë një takim të partisë. SLS-ja po maltretohet nga MUP i Serbisë dhe BIA. Fillimisht më ndaluan mua dhe më pas edhe zëvendëskryetarin e partisë dhe zëvendësministrin Boban Stankoviq. Konsiderojmë se fjala është për maltretim, ndonëse jo fizik. Por, kur e mban dikë me katër apo pesë orë në kufi, duke e pyetur për gjëra që dihen e që mund të lexohen edhe në media, është e pashembullt”, tha Sllobodan Petroviq.
“Fjala është për keqpërdorim të institucioneve serbe për qëllime partiake e politike. Na kujtohen edhe kërcënimet që përjetuam gjatë zgjedhjeve. Asokohe disa njerëz që ndodheshin në lista të SLS-së, u përjashtuan nga puna”, thotë Petroviq, i cili ka kërkuar shpjegim nga qeveria e Serbisë për këto ndalime. Zyrtarët e qeverisë serbe nuk janë deklaruar për këto ndalesa.
Ndalimet dhe masat e palës kosovare
Nga ana tjetër, edhe autoritetet e Kosovës, në disa raste, kanë ndaluar zyrtarë të qeverisë së Serbisë, të cilët kanë tentuar që pa njoftim paraprak dhe pa bërë kërkesë, të futen në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare në veriun e Kosovës, Jarinje dhe Bërnjak. Rasti që përkeqësoi tej mase raportet Kosovë-Serbi, ishte arrestimi nga Policia e Kosovës e shefit të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai u dëbua brenda ditës nga Kosova. Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve. Por kur është fjala për zyrtarë të lartë të qeverisë së Serbisë, ata duhet paraprakisht të kërkojnë leje që të vizitojnë Kosovën. Ndërsa, zyrtarëve shqiptarë të qeverisë së Kosovës, në disa raste iu është ndaluar që të hyjnë në territorin e Serbisë. Në muajin korrik të vitit të shkuar qeveria e Serbisë, i ndaloi shefit të diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, që të merr pjesë në një konferencë në Novi Pazar. Ai ishte i ftuar nga Këshilli Kombëtar i Boshnjakëve
Ndërsa tan, pas rasteve të fundit kur policia serbe po ndalon dhe po merr në pyetje zyrtarë serbë të Kosovës që punojnë në qeverinë Haradinaj, kryediplomati kosovar Behgjet Pacolli, u ka dërguar letër institucioneve të BE-së dhe vendeve të QUINT-it, ku thotë se “këto ndalime në kufi janë tregues i qartë se Serbia po punon haptas kundër integrimit të komunitetit serb në jetën publike dhe institucionale të Republikës së Kosovës”.
“Kjo politikë e Beogradit, ka për qëllim nxitjen e panikut dhe frikës tek komuniteti jo shumicë serb që jeton në Republikën e Kosovës, në dëm të pjesëmarrjes aktive në jetën politike e institucionale të vendit”, shkruan në letrën e tij, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të komunitetit ndërkombëtar në parandalimin e rasteve të tilla/DW.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova