Përdorimi i të nxehtit dhe të ftohtit është një metodë qetësuese natyrale për dhimbjet e lindjes
Përdorimi i tyre ka për qëllim që ju të ndiheni më rehat dhe të qetësoheni. Ndoshta mund të keni dëshirë të përdorni kombinimin e të dyja këtyre metodave.
Të nxehtët çliron tendosjen e muskujve dhe mund ta aplikoni duke përdorur një jastëk me rrymë, peshqir të ngrohtë, kompresë të nxehtë, shishe me ujë të nxehtë, ose një qese apo çorape të mbushur me oriz të nxehtë.
Për të lehtësuar dhimbjet, mund ta aplikoni edhe mbi shpatulla, në pjesën e poshtme të barkut dhe në shpinë. Nga ana tjetër, mund të përdorni edhe një kanoçe të ftohtë, një kompresë të ftohtë ose një qese me akull.
Për të lehtësuar dhimbjet, disa grave u pëlqen të mbajnë një kompresë të ftohtë në fundshpinë. Gjithashtu, një cohë e ftohtë dhe e lagur në fytyrë, mund t’ju ndihmojë në uljen e tensionit dhe t’ju freskojë gjatë dhimbjeve të lindjes.
Dush ose banjë: në shumë maternitete, sallat e lindjes janë të pajisura me dushe. Disa madje janë të pajisura me vaska të thjeshta ose me hidromasazh, për të lehtësuar dhimbjet e lindjes, shkruan në librin “Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme”.
Uji i ngrohtë ju ndihmon së tepërmi, duke bllokuar ngacmimet e dhimbjeve në tru. Këtë gjë, mund ta bëni në shtëpi, para se të niseni për në maternitet apo në klinikën ku do të lindni.
Nëse do të bëni dush, mund të uleni në një karrige dhe ta drejtoni kokën e dushit që uji t’ju bjerë mbi shpinë apo bark.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalja e dhëmbëve të parë të bebes
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
Provoni menynë e Monica Belluccit për linja të përsosura dhe dukje rinore
Pesë femrat më të stiluara këtë javë: Pamela është e patejkalueshme, palltoja e Angelina Jolie-s është ëndrra e çdo femre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025