LAJMI I FUNDIT:

Durmishi për pagën minimale: Të gjithë kanë të drejtë të dalin në rrugë dhe të protestojnë

Durmishi për pagën minimale: Të gjithë kanë të drejtë të dalin në rrugë dhe të protestojnë

“Jetojmë në demokraci dhe të gjithë kanë të drejtë të dalin në rrugë për të protestuar dhe për të shprehur revoltën e tyre, por sindikatave tashmë ka skaduar mandati dhe nuk janë më përfaqësues”, tha sot ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

“Ne si qeveri kemi formuar komision për të përcaktuar përfaqësimin e sindikatave dhe ai komision tashmë është duke punuar. Sapo të përcaktohet se cila sindikatë është përfaqësuese, do të thërras seancën e Këshillit Socio-Ekonomik (KSE). Aty sindikatat duhet të shprehin kërkesat e tyre, jo në rrugë”, tha Durmishi.

Ai gjithashtu theksoi se si qeveri i respektojnë dhe se janë pro dialogut social.


“Nëse sindikatat dhe punëdhënësit bien dakord për ndonjë bazë tjetër dhe për ndonjë metodologji dhe zgjidhje tjetër ligjore për përcaktimin e pagës minimale, ne si Qeveri jemi këtu për t’i ndihmuar dhe plotësuar nevojat e tyre”, theksoi Durmishi.

Ai gjithashtu tha se Qeveria ka vepruar sipas ligjit dhe metodologjisë për pagën minimale, me të cilën janë respektuar të gjitha palët e interesuara, gjegjësisht sindikatat dhe punëdhënësit.

“Sipas asaj rregullore, paga minimale është 400 euro dhe paga neto është rritur për 1800 denarë. Si ministër kompetent i Ekonomisë dhe Punës e kam shpallur pagën minimale me vendim të Qeverisë”, tha Durmishi.

Ai theksoi se për lartësinë e pagës minimale nuk kanë pasur pëlqimin e KSE-së për shkak se nuk ka përfaqësim nga sindikatat.

“Sipas ligjit që është në fuqi dhe i firmosur si nga sindikatat ashtu edhe nga punëdhënësit dhe me vendim të Qeverisë jam i detyruar të shpall pagën minimale para datës 31 mars. Më pas, paga mesatare dhe pagat e tjera llogariten nga paga minimale. Nëse nuk do ta kishim publikuar deri më 31 mars, i gjithë vendi dhe të gjitha institucionet do të ishin bllokuar dhe sektori privat nuk do të mund të llogariste pagat për punonjësit e tij”, theksoi Durmishi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”, fjalët e fundit e të riut që u gjet i vdekur në Malet e Pashtrikut

“Babë, kam mbet në mal dhe jam sëmurë”, fjalët e fundit e të riut që u gjet i vdekur në Malet e Pashtrikut

Lajme
Para falso me çmim të lirë, me 20 euro merr 1, 650 euro

Para falso me çmim të lirë, me 20 euro merr 1, 650 euro

Siguri
Luani kafshon në qafë një burrë në Fier, policia reagon pasi videoja u bë virale në Tiktok

Luani kafshon në qafë një burrë në Fier, policia reagon pasi videoja u bë virale në Tiktok

Lajme
Burri nga Kosova ther rëndë me thikë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Burri nga Kosova ther rëndë me thikë gruan e tij në sy të djalit 7-vjeç në Gjermani

Lajme
“E pritëm të gjallë, por nuk erdhi

“E pritëm të gjallë, por nuk erdhi", Velime Kryeziu kujton fjalët e burrit: Më tha nëse të dalin serbët përpara, çikat mos t’i marrin

Lajme
Kusari-Lila: Refuzimi i Abdixhikut për takim me Kurtin ka qenë më tepër emocional se politik

Kusari-Lila: Refuzimi i Abdixhikut për takim me Kurtin ka qenë më tepër emocional se politik

Politikë
Kalo në kategori