LAJMI I FUNDIT:

Durmishi: Brenda javës do të përfundojmë bypass-in në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit

Durmishi: Brenda javës do të përfundojmë bypass-in në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi deklaroi se brenda javës do të përfundohet bypass-i në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, ku sipas tij do të ketë rrjedhje të pandërprerë të ujit.

Ai nuk ka dhënë afat kohor se kur do të bëhet sanimi i plotë, veçse tregoi se fillimisht duhet të bëhen testet e gjendjes atje për tu vlerësuar dëmet.

Kështu u shpreh Durmishi pas vizitës në fshatin Varagë të Zubin Potokut, ku pas një sulmi terrorist u shpërthye kanali i ujit të Ibër-Lepencit.


Zëvendësministri Hysen Durmishi tha se sanimi emergjent ka ndodhur me sukses.

“Këtu sanimi emergjent ka ndodhur me sukses, janë vendosur gypat në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të rrjedhës së ujit që është shumë e rëndësishme edhe për KEK-un edhe për furnizimin me ujë të qytetarëve”.

“Sot jemi këtu bashkë me Faruk Mujkën, me ministrat dhe me grupin e inxhinierëve për ta diskutuar zgjidhjen e përhershme të këtij problemi, sanimin e përhershëm të kësaj gjendje. Jemi duke i diskutuar format se si duhet bërë kjo dhe pasi që dëmtimi është shumë i madh dhe nuk mund të ndërprehet rrjedha e ujit do ta bëjmë një bypass që do të fillojmë menjëherë punimet këtu në mënyrë që më pastaj do ta rregullojmë komplet kanalin dhe të jetë zgjidhje e përhershme për furnizim me ujë dhe të mos kemi probleme më të tilla”, deklaroi Durmishi.

Durmishi nuk ka dhënë afat kohor se kur do të bëhet sanimi i plot, veçse shtoi se do të vlerësohet dëmi i shkaktuar.

“Ne pas diskutimeve që i patëm këtu me ekipin e inxhinierëve, do të fillojmë menjëherë që nga nesër dhe diku për rreth një javë do ta përfundojmë bypass-in në mënyrë që të punojmë pa rrjedhjen e ujit dhe më pastaj rregullimi i kësaj zgjat më shumë por ndërprerja e ujit nuk do të ndodhë asnjëherë sepse bypass-i është i tillë që të mos ketë rrjedhje të ujit dhe punimet të punojnë pa pengesa në pjesën e kanalit”.

“Nuk mund të jap afat të saktë kohor sepse këtu së pari duhet të bëjmë testet e gjendjes së këtij objekti këtu, të shohim se sa është i dëmtuar a duhet ta heqim komplet via duktin apo vetëm një pjesë të saj, varësisht prej kësaj edhe kohëzgjatja e ndërtimit mandej mund të jetë më e shkurt apo më e gjatë. Por, brenda javës ne do ta përfundojmë devijimin i cili do të ketë rrjedhje të pandërprerë të ujit dhe nuk do të kemi probleme. Më pastaj rregullimi i kanalit varet se a do ta hjekim komplet via duktin apo vetëm një pjesë të saj. Në bazë të kësaj që pamë nuk ka nevojë që të hiqet komplet dhe do ta bëjmë më shpejt”, shtoi ai.

Kanali i ujit në fshatin Varagë të Zubin Potokut, u dëmtua si pasojë e një shpërthimi terrorist mbrëmjen e 29 nëntorit. Institucionet e Kosovës kanë thënë se sulmi terrorist e kriminal vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Kronika e Zezë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori