Sekretarja për Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike (PD), Grida Duma, ka thënë se kryeministri Edi Rama po merr në mbrojtje trafikantët ndërkombëtar të drogës. Sipas saj, Agron Xhafaj, është konsideruar trafikant të droge edhe nga Gjykata e Lartë e Venezueles.
“Në këtë vendim, që përshkruan aktivitetin e Agron Xhafajt, në shpërndarjen e drogës në Itali, e në veçanti në zonën e Bolonjës, Gjykata e Lartë e Venezuelës thotë se është provuar roli i tij në këtë bandë ndërkombëtare të trafikut të drogës. Por Edi Rama, sulmon me tërbim Gjykatën e Lartë të Venezuelës, sulmon drejtësinë italiane, sulmon opozitën dhe merr në mbrojtje narkotrafikantin ndërkombëtar, Agron Xhafa, vëllai i Fatmir Xhafës. Pse duhet që vëllai i një trafikanti ndërkombëtar droge, me kërkesë ekstradimi për të nga Venezuela të caktohet nga Edi Rama kryetar i reformës në drejtësi?, është pyetja që bën çdo qytetar. “Ku është problemi këtu”, thotë Edi Rama. Nuk është hera e parë që Edi Rama merr në mbrojtje trafikantët dhe krimet e tyre. A nuk bëri të njëjtën gjë me Rroshin që e mban akoma në krye të Kavajës. Me Prengën që e mban akoma deputet. Me Bushin që e promovoi në krye të Krujës. Me Ndokën që e ka bërë te plotfuqishëm në Lezhë. Me Frrokët të cilëve ju fshehu edhe kërkesën për ekstradim, dhe i la të arratisen, me Balilin e Shullazin të cilëve u ka vënë policinë e strukturat shtetërore në shërbim të tyre. Ka ofruar lehtësi, deri në rrugë të hapura për arratisje. Sepse në të vërtetë, trafikantët e drogës për Edi Ramën janë njerëzit e duhur”, u shpreh Duma.
“Trafikantët e drogës i blenë atij foton me Obamën. Trafikantët e drogës bënë fushatë me Edi Ramën dhe e sollën në pushtet. Prandaj Edi Rama ndan pushtetin me trafikantët e drogës. I ka bërë deputetë, kryetarë bashkish, dhe drejtues të rëndësishëm. Sepse trafikantët janë modeli i tij. Trafikantët e drogës kanë zaptuar territorin e vendit dhe shfrytëzojnë tokën dhe njerëzit për biznesin e tyre kriminal të miliona eurove”.
Sipas saj, trafikantët e drogës janë njerëzit e duhur për Edi Ramën.”Shqiptarët nuk mendojnë si Edi Rama. Shqiptarët mendojnë se droga dhe trafikantët janë e zeza e vendit, që po i marrin frymën ekonomisë së ndershme që duhet të konkurojë me ekonominë e drogës. Shqiptarët e shohin se droga dhe narkotrafikantët po rrënojnë bujqësinë teksa marrin tokat dhe burimet ujore. Po shkatërrojnë sigurinë e po sjellin cikël krimesh të përditshme, sepse policia ruan kanabisin e tyre dhe ka braktisur detyrën. Trafikantët në bashkëpunim me Edi Ramën po ngrenë perandori financiare mbi mjerimin e fshatarëve që shfrytëzohen me 10 mijë ose 20 mijë lekë në ditë, dhe në kurriz të biznesit të ndershëm dhe punës së ndershme”, shtoi Grida Duma. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës