Nga: Nonda Bulka
Duke vrarë miza, njeriu hallexhi vret dhe kohën. Është mënyra më e mirë për të mos u mërzitur. Dhe, s’ke frikë prej ligjit, ndonëse shkëput prej lumturisë fluturaket e mërzitshme, që s’të lënë rehat të mejtohesh. Dhe, kur mbaron së vrari mizat, rri dhe mejtohesh, mendja (ajo pak që na ka mbetur) të vjen rrotull. Kujton borxhet dhe shan fajdexhinjtë. I shan pa frikë, pa rezervë, pa mëshirë, s’e s’i ke pranë. Shan e lëvdon tërë botën. S’ke frikë përgënjeshtrimi. Shumë herë konstaton ç’është bërë, ç’bëhet, ose ç’mund të bëhet, dhe i jep një përfundim problemit të botës. E zgjidh problemin e pazgjidhur dhe kur del jashtë, realiteti përgënjeshtron çdo gjë që ti e dije të sigurt.
Të kujtohet deputeti që kishte llogaritur shumën “neto” katërvjeçare që do t’i tepronte; kishte harruar “babai kombit” të mejtohej se rroga mund t’i zbritej. Dhe, në ngjaftë ashtu, le të rifillojë hesapin, s’është zor. Tre muaj i mjaftojnë, për të bërë llogarinë.
M’u kujtuan atë ditë, duke vrarë miza, disa njerëz që dinë vetëm autorët dhe titujt e veprave të tyre, dhe shiten se dinë, kurse në realit: s’dinë veçse ortografinë e titujve.
M’u kujtua Verteri i shkretë, që këto ditë u përkthye prej frëngjishtes, në shqip. Përkthimi mund të jetë i bukur, por jo, kurrë besnik. Se Verteri i përkthyer prej gjermanishtes frëngjisht prej frëngjishtes shqip, është pikërisht si ajo puna e supës së lepurit (siç thoshte Nastradini).
M’u kujtuan “tifozët” sportivë, që s’i zë gjumi, veçse me ngushëllimin se do të fitojë skuadra e tyre e preferuar. Dhe, thotë mirë dikush se “sporti vrau krizën”. Kur do të largosh fjalën “krizë”, çap në futboll!
(Maj 1933)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Japonia në Mal të Zi

SHIGJETA E KANGA

"Ambicie përtej fjalëve": Revolucioni artistik i Sienës që solli Parajsën në Tokë
Teoritë e vdekjes së “Mbretit”: Pse shumë njerëz mendojnë se Elvisi është ende gjallë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi