Një i ri ka mbetur për pak minuta pa njërën dorë, kur derisa po ikte nga demi që të mos e godiste rrëshqiti dhe ra mbi motosharrën e druve.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin, kur viktimës së identifikuar si Rauf i këputet dora nga motosharra në një punëtori në Manipuram të Indisë, transmeton Telegrafi.


2 13

Por duket se veshja me ngjyrë të kuqe kishte tërhequr vëmendjen demit i cili iu vërsul 22-vjeçarit. Rauf kishte shkuar për të blerë drutë, kur demi befasisht e sulmoi. Për fat të mirë ai arriti t'i shpëtojë brinjëve të tij të mbrehtë por jo edhe motosharrës.

3 15

Rauf nga Kozhikode ka deklaruar për Mirror Online, se kishte shkuar për të blerë dru kur nga pas e sulmoi demi, dhe duke u përpjekur t'i shpëtojë më të keqes rrëshqiti dhe ra mbi sharrë, e cila ia preu dorën.

4 11

Për fat të mirë ishin disa persona që me urgjencë ia futën dorën e prerë në akull dhe më shpejtësi e dërguan në spital, ku pas intervenimit kirurgjik mjekët arritën t'ia ngjitin. /Telegrafi/